Avokati i Keçit/ Mund të mos ekstradohet në Itali. VIDEO

0

Avokati i Keçit, Ilia Ilia, ka deklaruar se në dosjen e klientit të tij mungon garancia nga Italia, garancia se ai do të rigjykohet nga e para. Italia duhet të japë garanci për këtë.

Edhe në seancën e fundit ku u dha masa e sigurisë, Ilia tha se pas operacionit të Policisë italiane të quajtur “Kanun” në zonën e Bergamos në Itali, ku brenda një nate u arrestuan 135 banorë të Shijakut, u montua një gjyq manipulator dhe diskriminues ndaj shqiptarëve aso kohe. Ata u arrestuanr brenda një nate si përfaqësues të një bande kriminale, pas denoncimit të dy vajzave nga Katundi i ri, të Suzana Vuthit dhe Ermira Kadiut. 5 prej anëtarëve të Kanunit u gjykuan në Shqipëri, njëri mori pafajësinë ndërsa të tjerët morën dënime shumë të lehta midis tyre, Arjan Kapo që mori pafajësinë, Arben Plaku, Rudin Calliku, etj. .

Avokati hodhi akuza të rënda në drejtim të sistemit gjyqësor Italian, që sipas tij ka diskrimnuar shqiptarët me vendimet e dhëna. Një prej tyre është edhe klienti i tij. Dëshmia e dy vajzave u manipulua nga drejtësia italiane. Ato u përdorën dhe gjyqi ndaj 135 shijakasve dhe atyre nga Katër Rrugët u bë në mënyrë për të diskrimnuar shqiptarët.

Keçi është dënuar nga Gjykata e Genovës/ Itali me Vendimin Nr.SIEP 294/2013 dt.21.02.2014 me 9 vjet e 7 muaj e 22 ditë burg për veprat penale “Dhunë, kërcënim dhe nëpërkëmbje të autoriteteve gjyqësore”,  “Shkatërrim prone me pasoja të rënda”, “Trafikim të lëndëve narkotike “,” Krime me armë kundër personit”, ” Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” dhe “Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar në nenet 338, 81, 342, 635/2 , 110, 73 dhe 416 të Kodit Penal Italian.

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author