Arrestohet në Itali kushëriri i Saimir Tahirit. Ja emri

Aktualitet

Prokuroria italiane, në bashkëpunim me Guardia di Finanza, kanë shpërbërë, një grup të strukturuar kriminale.

Gjatë operacionit, të koduar “Trëndafili i erës” janë sekuestruar 20 mijë euro para kesh.

Ndërkohë, nga hetimet është zbuluar se grupi kriminal në vitet e fundit kishte arritur të transportonte nga bregu shqiptar drejt Italisë mbi 3.5 tonë marijuanë, të sekuestruara bashkë me armë, kryesisht Kallashnikovë dhe municione. 
Lënda narkotike kishte si destinacion zonat e shpërndarjes në Katania, Raguza dhe Sirakuza dhe nga llogaritë e GdF kapte një vlerë prej 20 milionë euro. Të arrestuarit janë shqiptarët: Moisi Habilaj, Maridian Sulaj, Fatmir Minaj.”sqaron Policia italiane. 

Moisi Habilaj nuk është një person i panjohur në vendin tonë.

Që nga viti 2014, emri i tij dhe i vëllezërve të tij është lidhur drejtëpërdrejt me ish-Ministrinë e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Opozita ka denoncuar lidhjet e ngushta që Tahiri kishte me kushërinjtë e tij në trafikun e drogës.

Ish-oficeri i Policisë, Dritan Zagani, ishte një ndër personat e parë që denoncoi mbrojtjen që sipas tij, Tahiri po iu bënte kushërinjve të tij, për të mbjellë dhe trafikuar drogë drejt Italisë.

Akuzat e Zaganit, u mohuan, për të lëshuar drejt tij akuza të tjera.

Ish-Kryeministri Berisha, kreu i PD-së, Lulzim Basha, treguan pamje që implikonin fisin Habilaj në biznesin e narkotikëve.

Në një intervistë për Panoramën, në vitin 2015, njëri nga vëllezërit Habilaj, Altin Habilaj, ka thënë se familja e tij merret me biznes perimesh, jo me trafik droge.

Lekët e gjetura në Durrës janë të biznesit, mu kthyen pasi e fitova gjyqin.  ‘Audi’ AA 033 GB nuk është ndaluar asnjëherë në Fier. PD-ja të faktojë akuzat pasi do ti kallëzoj për shpifje. Po na dëmtohet jeta dhe biznesi pa të drejtë, jam biznesmen jo trafikant”-ka thënë ai.

/Hashtag.al

Raportimi i mediave italiane ditën e sotme:

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?