Nga Guxim Alimani/ Ilir Meta -provokon kombin nga Prishtina!
Jo vetem Ilir Meta, por secili politikan i majte nga Tirana, kompleksohet perballe Serbise. Eshte nje lidhje e vjeter prej viteve ’40 me vellezerit e Mugoshes, Popoviçit etj. Por as formalisht nje marre -president shqiptar si Ilir Meta-Kryemadhi nuk guxon te prononcoje nje obligim moral e kushtetues per qytetaret shqiptare te Kosoves.
E leme moralin se hajnat si Ilir Meta nuk kane moral por me kushtetute te Shqiperise dhe dekret te ish Presidentit Sali Berisha çdo shqiptar i Kosoves dhe i trojeve tona ethnike e ka te sanksionuar ligjerisht shtetesine shqiptare.Por cfare ka ndodhur?! Ky Ilir bisnesmeni dhe te tjere presidente bisnesmene te Shqiperise, e kane ezauruar kete legjitimitet kushtetues ne menyre abuzive duke dhene shtetesi ne kembim te parave. Skandal kombetar!
Turpi i mbulofte! Keta presidente prej vit 1998 deri sot kane dhene shtetesi per kineze e turq dhe guxojne te thone se refuzojne shqiptaret e Kosoves. Une u ndjeva krenar jo vetem nga kerkesa e Presidentit Thaci por dhe nga deklarata e tij e cila ne fakt bëri nul viziten e Ilir Metes ne Kosove. Nuk dua te besoj se vizita e Metes ne Prishtine ishte me shume kumbari ne te mire te Serbise sesa si president i Shqiperise.
Ne kohe shume me kritike per Kosoven ky,pikerisht ky Ilir Meta si kryeminister e Minister i Jashtem eshte shquar si kumbar i Serbise.