Derbi ‘Inter-Milan’/ Rekord shitjesh të biletave.
Më shumë se 4,5 milionë euro nga shitja e biletave (rekord në Serie A) dhe më shumë se 180 vende në lidhje të drejtpërdrejtë.
Rreth 200 gazetarë do të jenë të pranishëm në tribunë, 100 prej të cilëve do të jenë të huaj, ndërsa 450 operatorë të informacionit janë akredituar në total.
Gjithashtu do të jenë më shumë se 50 fotografët që do të kërkojnë të kapin momentet më të bukura të ndeshjes. Në shkallët e stadiumit do të jenë më shumë se 78 mijë tifozë të pranishëm dhe klubi zikaltër i ka ftuar të gjithë tifozët që të shkojnë në stadium disa orë para fillimit të ndeshjes.
Ndërsa dyert e stadiumit do të jenë të hapura që nga ora 17:45.
sprint.al