Nga Elio Laze/ Fabjani dhe opozitarët që nuk dua!

Pas rezultatit katastrofik te zgjedhjeve te 25 qershorit, kundershtaret e brendshem sulmuan kryetarin e PD Lulzim Basha. Me arsye konkrete dhe nje logjike per tu lavderuar.
Por nderkohe qe ditet kaluan Basha mori persiper gabimet e veta, duke filluar nga listat e deri tek marveshja me Ramen dhe ne menyre xhentelmene i zgjati doren kujtdo, edhe kundershtareve per te lene pas te kaluaren e per te pare perpara ne emer te misionit Opozite. Nje levizje e zgjuar ne nje moment kritik.
Por kundershtaret nuk ndalen. Sot lexoj nje interviste te antarit te Keshillit Bashkiak ne Bashkine Tirane me siglen e PD Fabjan Topollaj qe nuk i resht sulmet ndaj kryetarit te vet. Perpos nje simpatie personale timen per formimin dhe artikulimin e Fabjanit, intervista me la shije jo te mire. Ai flet per nje opozite qe nuk ekziston dhe per kete fajeson Bashen. Por para se te arrije tek Basha, zoteria mund ta filloje opozitarizmin nga vetja.
Ne mbledhjen e fundit te Keshillit Bashkiak, kryetari i Bashkise Tirane nder te tjera ka thene qe biblioteken Kombetare do ta heqe nga godina ku ka qene jete e mot per ta cuar (citoj Veliajn) “Do e gjejme nje vend tjeter”…
Kush e ka fajin qe Fabjani si perfaqesues i opozites heshti? Perse nuk e ngriti zerin ky djalosh, per kete deklarate ne kufinjte e skandalit? Luli e ka fajin?
Historia e deklarates se Veliajt dhe heshtja e Fabjanit si opozitar i zellshem eshte nje tregues qe edhe Fabjani si shume e shume kundershtare te Bashes brenda partise nuk na e paska seriozisht kete punen e te berit opozite, por thjesht nje menyre show dhe betonimi te pozitave te veta.
E persa kohe opozita mbetet ne duart e Fabjanit dhe fabjaneve Lali Eri do vazhdoje te beje ate qe do vete me qytetin dhe keta duke qene se skane cti bejne gomarit, do i bien samarit te partise se vet.
Keta nuk jane opozitaret qe dua!