Krimi/ Në Nëntor mësyjnë agjentë amerikanë dhe gjermanë në Shqipëri

Edi Ramë në një moment gjatë replikës me Lulzim Bashën është dorëzuar dhe ka pranuar që qeveria që ai drejton është dorëzuar.

Ai deklaroi se gjatë muajit  Nëntor në Shqipëri do të vijnë agjentë amerikanë për të asistuar në luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar.

“Do të vijnë në nëntor agjentë të huaj amerikanë dhe gjermanë që do të bashkëpunojnë për të goditur grupet kriminale. Ambasadori amerikan doli kundër qeverisë dhe ju e vutë përpara e nuk latë gjë pa i thënë. Po si nuk ju vjen zor? Si nuk e mësuar akoma si funksionon bota? Nëse doni të luftoni kundër krimit bëjeni realisht” , deklaroi tekstualisht Edi Rama.

Me këto fjalë kryeministri ka pranuar më në fund se situate në vend për sa i përket krimit të organizuar ka vajtur në atë pikë, që ka detyruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë, që të ndërhyjnë vetë me agjentë të specializuar në teren.

Rama nuk shpjegoi, se është qeveria e tij që e ka kërkuar këtë bashkëpunim, apo partnerët janë lodhur duke pritur që ai të reagojë dhe kanë vendosur që të ndërhyjnë vetë. Sido që të jetë e vërteta ky fakt tregon, që shteti i Edi Ramës ka kapitulluar përfundimisht, përpara krimit të organizuar.