Basha Ramës: Partinë tënde tani e sundojnë kriminelët me pistoleta në brez

Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të Edi Ramës në fjalën e tij në Kuvend. Sapo e nisi fjalën, Basha ka akuzuar Ramën dhe deputetët socialistë si të lidhur me krimin.

Ja fjala e Lulzim Bashës në Kuvend:

Po rri këtu duke fshehur lepurin në bark nga ai që i thotë vetes Kryeministër. Qeshni ju deputetët nga zori. Për çfarë qeshni ju? Për ata që u vranë në Lushnje? Për çfarë qeshni si kukull?

Se nuk ju ka lënë shteg ky këtu, sepse ai është mish me ta. I kemi pasur këtu ata dhe i kemi akoma këtu, e dinë shqiptarët: për të dënuarit për drogë, për vrasje, që Edi Rama i solli në këtë sallë, për të dënuarin për prostitucion që Rama e bëri kryetar bashkie.

E harruat Griseldën? Se disa të rinj pyetën cila ishte Griselda? Një vajzë e re që futi jastëkun

E dini ju se nuk keni parti në Lezhë?

Qani hallin e PD. A e dini se në degë të Shqipërisë, partinë tuaj e sundon krimi, kriminelët?! Si këta këtu, në zyrat tuaja, kur merr pistoletat në mbledhjen e kryesisë së partisë suaj, doemos dhe në degë.