Policia arreston sot në Shijak mikun e Ramës dhe Tahirit

Durim Keçi, i arrestuar nga policia e Durrësit pasi rezultonte në kërkim nga drejtësia italiane, ka lidhje me eksponentë të Partisë Socialiste.

Kjo dëshmohet nga kjo foto ku duket Durim Keçi (majtas), ‘Berti Sukthit’ (djathtas) ish administrator i Sukthit i shkarkuar para dy vitesh në kundër të ligjit të dekriminalizimit pasi rezulton i dënuar më parë në Itali dhe kryetari i PS së Durrësit Gentjan Bejko (në mes).

Image

Këtu, të tre kanë pozuar pas fitores së PS-së në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës.

Po me Ramën dhe ish ministrin e asaj kohe, Saimir Tahiri, sa të ngushta janë lidhjet e Durim Keçit, i cili në Itali konsiderohet si një nga personat më të rrezikshëm të mafies shqiptare.

© SYRI.net