Nga Erald Shulla/ Komisiarati i Lushnjës duhet marrë në ruajtje!

Institucioni shteteror qe duhet te garantoje rendin dhe sigurine ne qytetin myzeqar te Lushnjes ka nje histori 20 vjecare deshtimi dhe mos funksionimi dhe paaftesie per ti garantuar te drejtat dhe detyrimet qe ai egziston.

Ky institucion pergjate 20 viteve edhe vet eshte dhunuar e mesymur deri sa i eshte vene flaka e i ngelen vetem muret mbajtese, as arme e as punonjes nuk ngelen per nje periudhe.
Por para se ketij institucioni ti vihej flaka dha nje shembull paaftesie dhe brishtesie. Ne vitin 97 ne qytetin e Lushnjes do nisnin protestat e para kur falimentuan firmat piramidale.
U dogjen bashki, kadastra, depo e fabrika ku kulmoi me marrjen peng per disa ore ne ambientet e stadiumit te ish zvKryeministrit te asaj kohe z.Shehu.
Por policia doli qe ishte e paafte te menaxhonte situaten deri sa nuk i shpetoj as vet shkaterrimit.
Pasi u armatosen i madh e i vogel, njerez te zgjuar e me te meta mendore, ne qytetin e Lushnjes vetvetiu ne vazhdim te vitit te zi 97 u krijuan shume banda te armatosura. Policia e qytetit ishte nje fjale e huaj ne ate kohe per qytetaret.
Kjo situate fatkeqe ka sjelle ne 20 vite mbi qindra te vrare ne qytetin e lushnjes.
Te fajshem e te pafajshem jane vrare shume ne kete qytet qe per ironi te fatit nuk shquhet per tipare agresive te qytetareve te tij.
Serisht jam i mendimit se ku ishte strukur policia e ketij qyteti kur persona me rekorde kriminale levizin te lirshem per te egzekutuar apo kur ekzekutohen?
Pse keta arrijne te gjejne njeri tjetrin dhe policia nuk mundet ti gjej asnjehere?
Si ka mundesi qe policia nuk zbulon vrasjet, vjedhjet, gjobevenesit?
Sa shume ngjarje kriminale ka ndodhur ne afersi apo prane deri tek dera e komisiaratit? Asnje zbulim? Policia e strukur!
Para disa vitesh nje shokut tim i vodhen makinen qe e kishte parkuar para deres komisiaratit. Policia nuk arriti ta zbardhi ngjarjen, e shoku im vuri mend nuk e parkoj me makinen aty.
E per cfare i duhet policia qytetit te Lushnjes?
Une mendoj qe komisiarati ka ardhur koha te merret ne ruajtje nga qytetaret e pambrojtur.