Nga Aulon Kalaja/ Mbledhja e munguar!
U prit jo pa interes takimi midis Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Kryesisë së Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Sigurisht që kjo mbledhje nuk mund të konsiderohej si një zhvillim i brëndëshëm, por ajo ishte po aq e rëndësishme sa edhe mbledhja e Kryesisë së PD, pak javë më parë. Jo vetëm se mardhëniet midis dy “partnerëvë” ishin të ngrira, që nga koha e daljes së listave për deputetë, por edhe gjatë zhvillimeve të fundit opozitare. Disa e panë këtë takim si shkrirje akujsh, disa si takim i tejzgjatur, me shumë debate, Por në të vërtetë ky takim ishte i vonuar.
Megjithëse Kryetari i FRPD, Belind Këllici nuk u përfshi në listat e deputetëve, ai u mundua të punonte, duke shkuar nëpër degë të PD, ose zona të caktuara gjatë fushatës elektorale, duke patur parasysh kundërshatrin real dhe të keqen e madhe Edi Rama dhe jo qejf-mbetjet momentale, që u krijuan pasi një rrymë në PD mendonin se forumi do të duhej të kishte më shumë përfaqësim nëpër lista, por edhe nëse kishte, si mund të mungonte Kryetari i të rinjve të demokratëve?!
Ndërsa një pjesë tjetër mendonte se forumi nuk u angazhua aq sa duhej gjatë fushatës elektorale, 1 mujore për zgjedhjet e 25 qershorit, ose bënë “gjasme”. Të ndarë në këto dy llogore dhe sigurisht duke u ndikuar nga lufta e më të “mëdhenjve”, pro apo kundër Bashës, kjo frymë u reflektuar edhe tek të rinjtë e PD.
Duke analizuar faktet u vu re që në zona të caktuara forumi funksionoi dhe zona të tjera nuk funksionoi, ashtu si edhe vetë degët e PD. Natyrisht që Partia Demokratike është e fortë në disa zona dhe e dobët në disa të tjera. Rezultati i zgjedhjeve është kokëfortë dhe fakt. Por për të dalë me një të vërtetë të pakontestueshme, duhet të ezaurohet procesi i analizës së humbjes së zgjedhjeve, për të kuptuar se ku caloi puna, kush punoi dhe kush jo, kush kishte mundësi për të punuar më shumë, kush punoi me shpirt, kush bëri “gjasme” dhe kush nuk u mor fare me fushatë. Analizë e cila do të ndodhë në PD së shpejti, një vendim i marë ky nga Kryesia e Partisë Demokratike në mbledhjen e saj të fundit.
Media dhe faktorë të tjerë u morën edhe me postimet që ndodhën pas mbledhjes që zgjati disa orë midis lidershipit të PD dhe kryesisë së forumit rinor. Në shumicën e rasteve të pasaktë dhe dashakeqës në disa raste, duke rendur pas skandalit, ata nuk u morën me konkluzionet. Ndërkohë ajo që ishte thelbi i kësaj mbledhje kishte të bënte me të vërtetat që u thanë aty nga të dy “palët” ne tryezën e diskutimit. Aq shumë nevojë kishte për komunikim dhe ballafaqim, sa që edhe mbledhja doli nga parashikimet kohore dhe u tejzagjat për disa, por e rëndësishme është se aty u radhitën fakte dhe argumenta.
Të ngarkaur me mllefe apo jo, të ndikuar nga një “luftë” tjetër e brëndëshme që po ndodh mes grupeve në PD, apo me maturinë që do t’a kishin zili edhe një moshë tjetër, me fakte që nuk i kishin dëgjuar më parë, kjo mbledhje ishte tërësisht demokratike, e paprecedentë nga forume dhe lidershipe të partive të tjera në skakierën politike në vëndin tonë. E them këtë pasi në shumicën e rasteve mbledhje të tilla me të rinjtë bëhen sa për të kaluar radhën, apo si makiazh që i duhet Kryetarit të një partie të caktuar, që ky i fundit, i dëgjon dhe i respekton të rinjtë sa për fasadë. Ndoshta si një dekor që Kryetari ka një frymë rinore dhe shfaqet me to sa herë që i duhen, i përdor dhe vetëm kaq. Por jo, kjo mbledhje dëshmoi se eksperienca e këtyre të rinjve dhe kontributi i tyre është i patjetërsueshëm dhe pa to nuk mund të bëhen beteja. Si i tillë, duhet të dëgjohët, të konsiderohet dhe të përfshihet në frymën e partisë së madhe, jo vetëm me përfaqësim por edhe si mentalitet dhe energji.
Nisur nga deklaratat e kreut të FRPD, u vu re se e keqja e madhe e Shqipërisë quhet Edi Rama dhe kësisoj nuk ka më kohë për të humbur me pakënaqësi, cic-mice, mllefe, por ka ardhur koha për t’i tejkaluar ato. Për të shkuar në luftë me mesazhe vendosmërie, bashkimi, për rikthimin e shpresës dhe besimit tek demokratët, e më tej tek shqiptarët. Ata që nuk e lexuan kështu këtë takim të vonuar në kohë, të munguar për disa, kanë axhendë personale dhe nuk kanë qëllime të përbashkëta me frymën opozitare, janë fragmentarë dhe nuk kanë reflektuar. Ose nuk e kanë kuptuar se ka ardhur koha që të meremi me kundërshtarin e shqiptarëve dhe jo për t’i ngulur shtizën vetvetes.
E këtu e kam fjalën për të gjitha grupet. Pë rata që mëndojnë se forumi nuk punoi sa duhet, edhe për ata që mendojnë se lista nuk ishte e mirë, për ata që mendojnë se Basha duhej të dorëhiqej, për ata që mendojnë se gara në kreun e PD ishte një farsë dhe pë rata që mendojnë se PD është një forcë politike që nuk mund bashkohet dhe nuk mund të vijë në pushtet.
Pas hapit të parë, mbledhjes së Kryesisë së PD, ku kishte diskutime cilësore dhe nga ku u vendos për procesin e analizës, kjo mbledhje midis kreut të PD, Lulzim Basha dhe Kryesisë së FRPD ishte një gur tjetër i rëndësishëm që u vendos për ndërtimin e një PD të fortë dhe të përbashkuar.