Presidenti Ilir Meta vizitë zyrtare në Kosovë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta nisi sot një vizitë shtetërore dyditore në Republikën e Kosovës me ftesë të homologut të Tij, Hashim Thaci.

Presidenti Meta do të zhvillojë takim kokë më kokë me Presidentin Thaci, më pas do të kryesojë bisedimet dypalëshe mes delegacioneve respektive zyrtare, ndërsa do të takohet edhe me Kryeministrin Ramush Hajradinaj, me Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Jashtëm Behxhet Pacolli.

Vizita e parë shtetërore e Presidentit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë përmban edhe takimi me krerët e partive parlamentare si dhe homazhe te Varri i Presidentit Ibrahim Rugova dhe në Kompleksin e Memorialit “Adem Jashari” në Prekaz-Skënderaj.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments