Panariti: Ramës i duket vetja, si hetues e prokuror

Edmond Panariti ka komentuar sot deklaratat e fundit të kryeministrit të vendit, për të shkrirë zinxhirin komandues në hipoteka, burgje, por edhe AKU në varësi të ministrisë së drejtuar nga Panariti.

Ish-ministri i ftuar sot në “Këndin e Ekselencës” në studion e emisionit Vila 24 në Neës 24 thotë se kryeministrit nuk i takon të bëjë rolin e hetuesit.

“Unë nuk mendoj që kryeministri duhet të bëjë hetuesin apo prokurorin. Nëse kanë shkelur ligjin ata, ka institucione të tjera që merren me këtë. Po të dalësh të thuash llumi në AKU, apo në hipoteka tani nuk është etike. Trupa mund të ketë pasur elementë abuzues por ka edhe inspektorë të ndershëm në AKU”, tha Panariti.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments