Basha: Ne do të luftojmë fort kundër vendosjes së TVSh-së dhe votës së lirë. Video

Lulzim Basha, ka dalë sot para medias në një deklaratë për shtyp lidhur me rezultatet e fundit të Eurobarometrit sipas të të cilit, mbi 50 % e shqiptarëve duan të largohen nga vendi.

Basha premtoi se PD-ja do të angazhohet për të mos e lejuar largimin e shqiptarëve duke ndërmarrë si fillim dy nisma: Pengimin e vendosjes së tvsh-së për biznesin e vogël dhe garantimin e votës së lirë.

“Pse po bëhet i pajetueshëm ky vend?- tha Basha. –  Barometri tregon se shqiptarët nuk paguajnë dot energjinë elektrike, ngrohjen, nuk paguajnë dot kreditë. Me rritjen e tvsh-së për biznesin e vogël, mendoni sa e pamundur do të bëhet jetesa. Kryeministri nuk flet, por e paketon këtë me propagandë.

Ne do të luftojmë fort kundër vendosjes së TVSh-së.

Të dyshuarit kryesorë që goditen Policinë, janë larguar nga vendi dhe janë sot në një vend të BE-së.

Vota e lirë do ta shpëtonte këtë vend dhe është e evtmja mënyrë të shëptojë vendin.

Ne duhet me votën e lirë të mos rriten taksat, që shqiptarët të mos largohen nga vendi se ndryshe të dhënat do të jenë më dëhspëruese.

Ne do të bëjmë gjithçka që shqiptarët të marrin në dorë fatet e vendit të tyre me votën e lirë.”