Ambasadorja e Kinës në Shqipëri Jiang Yu takohet me zv./kryeministren Senida Mesi.

ambasadorja e Kinës në Shqipëri Jiang Yu takoi të hënën zv./kryeministren Senida Mesi. Ambasadorja e uroi zonjën Mesi për detyrën e falënderoi për pjesëmarrjen në ceremoninë e publikimit të librit “Qeverisja e Kinës” të presidentit kinez Xi Jinping.

Zv./kryeministrja Mesi u shpreh e kënaqur me gjendjen e tanishme të zhvillimit të marrëdhënieve kino-shqiptare dhe theksoi se qeveria e re do të bëjnë përpjekje për nxitjen e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat.

“Shqipëria dëshiron të marrë pjesë aktivisht në ndërtimin e nismës “Një brez, një rrugë” dhe në mekanizmin e bashkëpunimit “16+1″ duke sjellë përmbajtje të reja në marrëdhëniet dypalëshe. Infrastruktura, turizmi, bujqësia dhe energjia janë katër linjat kryesore të fokusimit të qeverisë shqiptare e cila i mirëpret ndërmarrjet kineze të investojnë dhe të zhvillojnë biznesin e tyre në Shqipëri,” tha Mesi.

Ambasadorja Jiang u shpreh se ajo beson se nën kujdesin e zv./kryeministres, marrëdhëniet kino-shqiptare do të ngrohen në shkallë të re.

“Kina dëshiron të forcojë lidhjen e zhvillimit strategjik me qeverinë e re dhe të shfrytëzojnë plotësisht platformat e mekanizmat e bashkëpunimit, duke krijuar një model të ri të bashkëpunimit, dypalësh,” tha Jiang.