Shqipëria humbi minimalisht 1-0 përballë Italisë në Shkodër. VIDEO

Shqipëria humbi minimalisht 1-0 përballë Italisë në Shkodër në ndeshjen e fundit për eliminatoret e botërorit të Rusisë që zhvillohet vitin e ardhshëm. Kuqezinjtë u treguan të guximshëm duke rrezikuar disa herë portën e Bufonit, por ndeshja u vendos nga një gol i Antonio Candreva në minutën e 73-të. Pas kësaj humbje Shqipëria mbetet në vendin e tretë në Grupin G me 13 pikë, ndërsa Italia në vendin e dytë më 23 pikë.