Rama sulmon policinë/ Do largohen të gjithë ata punonjës që kanë lidhje me krimin e organizuar dhe kanabisin.

0

Rama ka bërë publike përmes ‘Komunikimit javor’, mbledhjen e qeverisë me kabinetin e ri.

Kreu i qeverisë përmendi objektivat për 4 vitet e ardhshme, ndërsa nuk ngurroi të sulmonte opozitën, por edhe të përmendëte atë çfarë e pret policinë, e cila sipas tij është fajtore për gjendjen e krimit dhe të drogës në vend.

“Së shpejti do të nisë Vettingu për Policinë e shtetit, ku do të largohen të gjithë ata punonjës që kanë lidhje me krimin e organizuar dhe kanabisin. Drejtësia e re kërkon një drejtësi të re me virtyte dhe vizon të ri për të cilat skuadra e re i ka atributet e duhura. Kjo ministri duhet të jetë garante e drejtësisë. Ministra e Mbrojtjes duhet të rrisë më tej cilësinë. Turizmi dhe Mjedisi kërkon një forcë të re nxitëse. Por skuadra e re sot është vetëm në letër sot për sot dhe e gatshme për të fituar sfidat në realitet dhe çdo ditë. Kjo do të thotë që nuk mjafton një individ për të bërë fitues një skuadër. Na ishte njëherë një skuadër që për nga cilësia e individëve u quajt skuadrave e galaktive, por galaktikët nuk fituan asnjë trofe pikërisht pasi nuk u bënë kurrë skuadër në fushën e lojës. Por kundërshtarët tanë nuk janë aspak të dobët përkundrazi janë të egër dhe të rrezikshëm. Kemi edhe një opozitë të dobët që ulëret edhe qan si ai frikacaku, por ky është një rrezik më vete për skuadrën tonë dhe jo një lehtësi. Ne kemi dy aleatë në këtë betejë, popullin dhe dëshirën tonë për ta bërë Shqipërinë. Forca të gjithëve!”- tha Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author