Pastori që ka martuar Erion Veliajn dhe Ajola Xoxën është zgjedhur zv Ministër

Toni Gogu, pastori protestant që ka martuar Erion Veliajn dhe Ajola Xoxën, është emëruar në qeveri si zv/ministër i Drejtësisë.

Toni Gogu është një pastor i njohur në Tiranë mes besimtarëve protestantë.

Më herët, Toni Gogu ka punuar si drejtor në Bankën e Shqipërisë, në sektorin e depozitave.

Pastori nuk i ka rezistuar më tundimit për t’u bërë pjesë e Rilindjes dhe ndoshta pa e kuptuar as vetë, është bërë nismëtar i një praktike të re.

Pas emërimit të tij, nuk do jetë më çudi që të shohim priftërinj dhe hoxhallarë, si pjesë të kabineteve qeveritare.