Erdogan rrit buxhetin e mbrojtjes me 40 për qind
Erdogan ka rritur buxhetin e ushtrisë me 40 për qind për vitin 2018, që shkon në vlerën e 40,4 miliardë lirave (11,17 miliardë dollarë), njoftoi gazeta e përditshme turke, “Hurriyet Daily News” duke përmendur planet fiskale qeveritare.
Javën e kaluar, ministrat e qeverisë turke kanë njoftuar se do të ketë rritje të taksave për të financuar projekte të reja të sigurisë dhe mbrojtjes.
Ushtria e Turqisë është e angazhuar në Siri, ku kontrollon territorin në veri.
Po ashtu , ajo është duke shqyrtuar ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme, në disa pjesë të vendit fqinj të saj, të shkatërruar nga lufta.
Për më tepër, ushtria ka rritur operacionet kundër partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) të armatosur.
Gjithashtu, Turqia po kërkon të përmirësojë kapacitetet e saj ushtarake, duke përfshirë zhvillimin e armëve në vend.
Kohët e fundit, Ankaraja ka nënshkruar një marrëveshje me Rusinë për të blerë sistemin e mbrojtjes ajrore, tip S-400