Nga Albina Deda Gjoci/ Alarmi është pak. Kohë tjetër nuk ka.

Aktualitet Shkrime

Ja dhe skena shemtire si ne vitin 1946 kur opozites i mbyllet goja.Me xheste kalecesh e gjuhe helm,me gjithe mediokritetin e mitomanine e dikurshme te diktatures kadavra e komunizmit Gramoz Ruçi paralajmeron funeralin e demokracise!
Krimi ka marre qytetari.Asnje qytetar i ketij vendi nuk ka as sigurine minimale per jeten.
Droga mbush male e dete ndersa pallatet e oligarkise politike rivalizojne qiellin.
Ambasadori i SHBA dhe agjensite e institucionet nderkombetare jane te alarmuar.
Askush nuk mund te parashikoje vizionin psikoman te kryeministrit shqiptar i cili dirigjon e experimenton nje skizorepublike.
Moderniteti e opurtuniteti demokratik i opozites po perballet me arrogancen e pushtetit.
Institucionet jane terrorizuar ne tendence te plote per tu privatizuar.
Fjala e lire dhe çdo princip i demokracise po thahet si palmat e autostrades.
Eshte kohe alarmi e lemerie.
Dikush mund te thote se demokracia nuk ka tjeter peshore veç votes dhe voten e ka mazhoranca.
Po cilen vote?!Voten e hashashit e te bandave te krimit!Voten e shantazhit dhe intimidimit te administrates,ushtrise e policise politike! Kjo nuk eshte voté.
Eshte ndeshkim e mallkim i demokracise.
Tani ne Skizorepubliken e Edi Rames nuk flitet më per demokraci dhe integrim por per mbijetese e largim.
A duhet te thyhemi,a duhet te mposhtemi?
Kurre! PD- ka lindur ne kohe me te zorshme e ka kaluar momente më kritike.
Ajo eshte misionare dhe misionaret nuk sprapsen.
Sot eshte alarm kombetar.Nuk ka me pritje.Nuk ka ngelur gje tjeter veç gremines.Edi Rama eshte thelluesi i gremines tone.Ai nuk njeh kufi.Nuk duhet ta lejojme.Nuk duhet ta tolerojme.
Kohe tjeter nuk ka!
Sot opozite jane gjithe shqiptaret,miqte e Shqiperise,gjithe nderkombetaret!Eshte koha te perballemi.Jo perballje per tu perballuar por perballje per ti rrezuar..! 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?