Artan Hoxha: Qazim Sejdini lëviz me truproja, frikë mos e vret fisi ‘Çapja’

0

Gazetari i kronikës Artan Hoxha, ka treguar se kryetari i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini është marrë në mbrojtje nga policia si një prej njerëzve që rrezikohet nga fisi Çapja.

Artan Hoxha, është një nga personat që e njeh mirë konfliktin mes bandave në Elbasan dhe nga të vetmit që ka folur publikisht duke dhënë informacione të shumta për përplasjen e 18 shtatorit dhe më herët, ka rrëfyer të tjera detaje mbrëmjen e sotme në emisionin “Të paekspozuarit” në News24 te Ylli Rakipit.

Madje Hoxha ka folur për një vizitë të kryetarit të Bashkisë së Elbasanit pak ditë më parë në Tiranë, i shoqëruar nga truprojat e tij me armë por të veshur civilë dhe se si kanë përfunduar në polici.

“Z. Qazimi ka qenë në Tiranë para disa ditësh dhe ka pasur truprojat e ntij por civilë. Një qytetar që i ka parë me armë truprojat është alarmuar dhe ka lajmëruar policinë. Ka ardhur policia e ka arrestuar truprojat që janë edhe punonjës policie”,-tha gazetari Hoxha.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author