Salianji/ Lulzim Basha nuk do të dalë nga seanca, pas përjashtimit nga Gramoz Ruçi.

Aktualitet

Ervin Salianji ka deklaruar se kryetari demokrat, Lulzim Basha nuk do të dalë nga seanca, pas përjashtimit nga Gramoz Ruçi. Në një lidhje telefonike për Report Tv, ai tha se deputetët e PD përfshirë edhe Bashën, do të qëndrojnë në seancë derisa të rinisë në orën 13:00.

“Maxhoranca kërkon një parlament pa fjalë dhe debat. Kur shkon në shkollë i papërgatitur siç ka ardhur maxhoranca sot nuk jepet një javë shtesë, por vendoset katër. Mesa duket PS-­së kjo çështje i dhemb shumë, janë të papërgatitur dhe po kërkojnë me çdo mjet të shtyjnë seancën e Kuvendit. Kështu i bie që për katër vjet të mos kemi seancë fare, shtyj një javë dhe pastaj edhe një javë tjetër. Ne do të rrimë këtu në seancë dhe fjalën, Kryetarit të opozitës nuk ia jep Kryetari i Kuvendit i cili harron se neni 55 i agjitacion dhe propagandë i përket një kohe tjetër”. Pyetjes se “cili është qëndrimi i Gardës”, Salianji iu përgjigj: “Mos mendoni se janë kaq të fortë këta. Janë trembur dhe kanë ikur të gjithë deputetët e maxhorancës, përfshirë edhe qeverinë.”

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?