Katër ish-ministra, dy kryebashkiakë, dy deputetë dhe një ministër aktual i qeverisë pranë arrestimit

Aktualitet

Burime shumë të besuara tregojnë se tashmë dosjet VIP janë në duart e ekspertëve ndërkombëtarë dhe në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm. Po hetohen dy deputetë, por pa zhurmë janë edhe dy deputetë të tjerë që po hetohen për korrupsion dhe veprimtari kriminale, shkruan albanianews1.al
Po kështu mësohet se janë dy ish-ministra të PD, një ish-ministër i PS dhe një ministër aktual në kabinetin Rama, një ish-ministër i qeverisë PS-LSI, dy kryebashkiakë si dhe dy ish-drejtorë të përgjithshëm, të cilët duket se janë pranë arrestimit. Për ministrin aktual të PS-së burimet tregojnë ka debate shumë të forta, sepse kryeministri ka informacion se mund t’ia arrestojnë ministrin e tij dhe reagimi i palës kryeministrore mbetet shumë i egër. Por nëse flitet për drejtësi të pakapur, duhet që SPAK-u të jetë i drejtë në vendimet e urdhër arresteve të prishme.

Ka edhe një gjë pse po nxitohet, pasi në maj 2018 në Bullgari mblidhet Samiti i kryetarëve të shteteve të BE, ku ndër të tjera do diskutohet edhe emri i Shqipërisë si kandidat i mundshëm për hapjen e negociatave për anëtarsim në BE. Kushti i vetëm duket se vjen edhe nga BE zbatimi i sistemit të drejtësisë dhe arrestimeve VIP në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në këtë kuadër foli sot edhe ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Europën dhe EuroAzinë Wess Mitcell, ku kërkoi luftë ndaj korrupsionit në qeveritë e Ballkanit Perendimor.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?