Berisha/ Këtë shumicë nuk e zë dhjetori!

Aktualitet

Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj vendimit të kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi për shtyrjen një javë të debatit për Komisionin e Reformës Zgjedhore në Kuvend.

Berisha, nga jashtë sallës së Kuvendit, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit të heqë dorë nga metodat hoxhiste dhe ka deklaruar se këtë shumicë parlamentare nuk ka për ta zënë muaji dhjetor nga frika dhe tmerri që ka:  “Çfarë po kërkon opozita? Që ky komision të bëjë një diskutim. Këta nuk duan diskutim, e mbyllin. Gramoz Ruçi po fut në parlament, metodat e vjetra hoxhiste. Të heqë dorë se janë të patolerueshme.

Po del e qartë si drita e diellit çdo ditë se Shqipëria është në darën e tmerrshme, nën sundimin e plotë të drogës, të qeveritarëve të drogës, të qeveritarëve të krimit, – tha Berisha. –  Në këtë kontekst, dua të them se ajo që shpërtheu në Elbasan, dy herë në mos tre, më agresive është në Shkodër, qytet nga i ciili po ikin biznesmënë, po i dorëzohen krimit biznese, sepse trafikantët në Shkodër bëjnë ligjin në çdo sekondë të 24-orëshit, Vlorën e patë vetë se në ç’katandisje është.

Më pyetet për deklaratën. Deklarata ime është: Shqipëria ka një krye, meduzën e krimit të organizuar dhe kreu i meduzës së krimit të organizuar është Edi Rama. Çdo deklaratë që i devijon kësaj, nuk e ndihmon luftën kundër krimit, por në një farë mënyrë i jep strehë atij që është koka e meduzës. Për mua në konceptin tim, kryekumbara i Shqipërisë është Edi Rama, sepse iu kërkua të mos vendosë Artur Bushin, po e vendosi.

Është Edi Rama, sepse iu tha shqiptarëve se kurrë më të ndershëm se Elvis Roshi nuk ka; se zhgërryhet ditë e natë me Lalën; se ato 5 vota që merr, ia merr bandave të krimit, që e mbushi parlamentin me vrasës e trafikantë, që ka kaluar disa herë kufirin me makinën e famshme të kokainës.

Nëse duhet të flasim për krimin, duhet të flasim për Edi Ramën. Kjo shumicë po tregon, se dhjetori, nga frika dhe tmerri, nuk e zë!” theksoi Berisha në përfundim.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?