Basha – Ruçit: Mblidh konferencën e kryetarëve ose bllokojmë Kuvendin. Video

Aktualitet

Lulzim Basha ka kërkuar mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për debatin për Reformën Zgjedhore ose, tha , “je përgjegjës për një bllokim total të punimeve të Kuvendit.”

Basha u shpreh kundër vendimit të Kuvendit, me votat e mazhorancës, për të shtyrë për seancën tjetër debatin për reformën.

Nga foltorja e Kuvendit, kryetari i PD-së Basha tha:

“Opozita ka depozituar listën me emrat për debat dhe ju vini këtu të papërgatitur se nuk e don debatini. Opozita, kërkesën e ka bërë konform rregullores. Mblidh konferencën e kryetarëve! Ndërpre tani seancën, mblidh konferencën, konstato kush ka përgjegjësi për këtë problem. Është kërkuar prej katër ditësh botërisht debati për zgjedhjet.

Se s’jeni përgatitur, ky është problemi juaj. Problemi juaj është se keni një mazhorancë fiktive në bashkëpunim me krimin. Pra, mblidh konferencën ose ndryshe bëhesh përgjegjësh për bllokimin total të parlamentit tani. Nëse ju duhet më shumë kohë, merrni orën 6, po mos e shtyni një jave.

S’mund ta shtysh debatin me argumentin se ke ardhur i papërgatitur. Shqiptarët presin sot debatin. Fakti është se nuk ju pëlqen ju, se ka një javë që ka dalë raporti i OSBE/ ODIHR që flet për blerjen e votës. Asgjënuk ju jep të drejtën t’i mbyllni gojën opozitës. Sot, jo nesër, shqiptarët meritojnë debatin, Opozita është këtu për debatin.”

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?