Basha/ Populli mund të marrë në dorë fatet e Kuvendit

Aktualitet

Lulzim Basha ju ka bërë thirrje shqiptarëve që të marrin në dorë fatet e Kuvendit, pasi fjala e lirë dhe demokracia po rrezikohen.

Deklarata e Bashës erdhi pas mbylljes së seancës plenare.

‘Edi Rama preu zërin dhe fihgurën. Ministri i sigurimit të shteti aplikoi metodat komuniste, duke ndaluar fjalën e lirë.

Ka ardhur koha që të themi të vërtetën troç, paqja sociale është e rrezikuar, rrezikohet bashkëjetesa demokratike, rrezikohet fjala e lirë. opozitës i lind e drejta tu bëjë thirrje shqiptarëve që të marrë parlamentin në duart e tyre.

PD dhe aleatët tanë nuk do të lejojmë kurrë që Ruçi dhe Rama të kthejnë 30 vite pas orën e Shqipërisë’, deklaroi Basha.

Gjatë paradites së sotme, kreu i Kuvendit Ruçi vendosi që të përjashtojë Bashën nga Kuvendi, çka hasi në rezistencën e deputetëve të djathtë, të cilët bllokuan foltoren e Kuvendit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?