Një kryebashkiak i rëndësishëm është nën hetim

Nikollë Lesi i ftuar në “360 Gradë” nga Artur Zheji në Ora News, tha se po hetohet një kryebashkiak i rëndësishëm dhe një deputet.

Avokati i njohur Spartak Ngjela tha se ka pakt Rama-Basha kundër reformës në drejtësi, por deputeti i PD Ervin Salianji e hodhi poshtë këtë.

Ngjela: Këtu ka marrëveshje Rama-Basha, kundër reformës. Ai prandaj del. Kërcënimi i tij është kush duhet të ikë i pari. Duhet të ikë Basha. Rama do t’i shpëtojë ata nga radiografia.

Salianji: Kush e ka përgjegjësinë? Opozita apo qeveria.

Lesi: Nuk thashë kryebashkiak të Durrësit. Një kryebashkiak. Ministria e Brendshme sapo ka filluar arrestime në Durrës. Fati i kësaj mazhorance varet vetëm nga një ministër, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Në qoftë se ministri i Brendshëm i qëndron prerë ndëshkimit të klaneve kriminale të lidhur me politikën, mazhoranca merr një notë kaluese në dhjetor. Ministri Xhafaj është ministri më i rëndësishëm dhe ka në dorë fatin e mazhorancës dhe shqiptarëve. Kjo nuk ndalon veprimin e SPAK-ut ndaj ministrave dhe ish-ministrave.

Ngjela: Ka bashkim kundër reformës nga të dy.

Salianji: Nuk ka bashkim. Kemi SPAK-un të kaluar.

Lesi: Sapo njoftohen arrestime në Durrës të Bandës së Lul Berishës. Po hetohet një kryebashkiak i rëndësishëm dhe një deputet.

Zheji: Më i rëndësishëm se Dako në Durrës nuk ka.