Nga Dem Dollapi/ Ejani, kaloni gardhin e selisë se po ju presim për t’ju bërë Vettingun.

0

Ata që e ulen në gjunje nuk mund ta ringrejne PD-ne.

Në nje kohe te zorshme jo vetem per demokratet, por per te gjithe shqiptaret krijuar nga oligarkia neokomuniste e Edi Rames, nje takëm pseudo demokratesh po vijojne me egersi luften politike e mediatike kunder Lulzim Bashes dhe PD-se.

Keqardhje per disa qe i mendoja miq dhe demokrate. Nuk di më per të ardhur keq deri në neveri sesa të shitesh e të peshohesh me kg.armiqesie per PD-ne, në kandarin e piste të Edi Rames. Për mua dhe jo vetëm, por per secilin militant te PD-se, këta njerez e praktika e tyre nuk jane të panjohura. Por te ky grup ajo që spikat është fakti që toga e kundershtareve të Bashës jane që të gjithe perfitues e abuzues me pushtetin në 8 vitet e qeverisjes demokrate. Jane të pamoralshmit që mbushnin paradhomat e zyrave të shtetit me dashnore, jane perfituesit e koncensioneve te HEC-ve, jane imoralet që të dashurave VIP ju dhuronin makina milioneshe

.Jane ata që me pak fjale e gjunjezuan PD-ne dhe perlyen qeverisjen më të shkelqyer e rezultative në histori te ciles i priu dr.Berisha! Ata që sot sulmojne Bashën , diten e humbjes e dorëheqjes së Sali Berishes u ngujuan e festuan me shampanje e wiski ne zyrat e tyre në PD! Ata që sot kerkojne me demagogji e dhune të ndajne e të bejne pazar edhe pushtetin opozitar ne zgjedhjet e fundit tradhetisht punuan e instruktuan mbeshtetesit te mos e votojne PD-ne.

Jane akoma ne celulare demokratesh sms e tyre per te mos votuar PD-ne qe i ngriti e i pasuroi,qe ju dha pushtet e i rimartoi!. Ah, sa neveri ndjejme ne demokratet e thjeshte per kete kategori. I ftoj te vijne ne oborrin e Selise te provojne shijen e protestes sone te perçmimit dhe neverise. Aty te demokratet e thjeshte behet skaneri juaj. Aty ne zemrat tona eshte pasqyra ku reflektohet figura juaj karrikature njerezore e politike. I lus te vijne e te perdhunojne siç po mundohen PD-ne! Po i presim.

Lulzim Basha dhe askush nuk eshte pronar i demokrateve dhe i PD-se, por ai eshte kryetari me mandat te anetaresise dhe nuk mund ta shantazhojne çiraket e pabese te oligarkise. Basha na ka me vehte me shpirt e vullnet dhe kurre nuk ka shans që ata që na ulen prestigjin e dinjitetin të kamuflohen me ringritjen e dokrra të tjera. Ne do ringrihemi se kemi lindur si indivde dhe parti per të qënë të lirë. Ju jeni të gjunjëzuar se tradhtia të gjunjëzon, të ç’burreron! Ju perseris thirrjen time :Ejani, kaloni gardhin e selise se po ju presim per t’ju bere Vetingun./ SPRINT.AL/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author