Nga Albina Deda Gjoci/ Edi Rama po rishkruan dhe materializon poemen e mjerimit!

Aktualitet Te tjera

(Apel i dhimbjes)
Nuk ka asnje note politike ne konstatimin dhe thirrjen time.
Eshte krejt njerezore.
Sikunder sot me shume se kurre jam krenare dhe falenderoj Zotin e genin tim qe i perkas nje ideje e nje kahu politik te djathte qe asgje nuk e lidh me keto monstra neokomuniste,me keto klone perçudunuese qe uzurpuan e perçudnuan Shqiperine.

Une sinqerisht flas gjithmone.
Jam mjeke,jam nënë,jam dhe bije mirdite qe vellezerit e mi baballaret e atyre qe sot jane shnderruar pari e ketij vendi mi vranë e persekutuan per 50 vjet. Por sot nuk flas nën idhnim.
I dua dhe kafshet por me shume më dhimbsen njerezit.
Dhe njerezit e mi,njerezit tuaj po i vret Edi Rama.

Edhe me ligj edhe me kanun kur dihet vrasesi nuk kerkohet me tutje….!

Ky kryeminister aspak i adhuruar por nga krimi e oligarkia i imponuar nuk ka frena e nuk njeh limite as njerezore jo më politike. Edi Rama po i vret si kryeminister i vendit,
i shnderroi më krenaret e kontinentit ne kopje te çifuteve ne kerkim te Atdheut e te mbijeteses.

Se ne Atdheun e sunduar nga ky sulltan i neveritshem te vrasin e te gjobisin Shullazet.

Une nuk e njoh friken e Shullazeve bandite por te Shullazeve pushtetare dhe oligarkikë!

Se ata vrasin jo vetem fizikisht por dhe moralisht.
Jane killer te pashpirt te ardhmerise se kombit.
Edi Rama duhet ndalur jo vetem se na e materializoi poemen dhe dhimbjen migjenjane dhe po i kthen shqiptaret ne apoteozën e misrit ( bukes thate) por se po tenton te na e vrase te ardhmen e femijeve.

Ketu une nuk jam politikane dhe nuk njoh pragmatizem por jam nëna shqiptare qe i rrezikohet femija.
Si une jane shume nena shqiptare.
Ka ardhur koha e revoltes njerezore dhe jo e pseudorevolucioneve “Armani”.

Perpara jetes se femijeve tane refuzojme çdo lloj pragmatizmi,biles urrejme te quhemi politikane!

sprint.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *