Presidenti Ilir Meta priti sot Presidentin e Zyrës së Auditimit të Republikës së Bullgarisë,

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim të veçantë Presidentin e Zyrës së Auditimit të Republikës së Bullgarisë, zotin Tzvetan Tzvetkov, i cili ndodhet në Shqipëri në një vizitë zyrtare, me ftesë të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj.

Meta vlerësoi marrëdhëniet tradicionale mes dy vendeve duke nënvizuar se edhe bashkëpunimi në fushën e kontrollit dhe auditit është shumë i rëndësishëm sidomos në kuadër të shkëmbimit të përvojave më të mira në këtë fushë dhe trajtimit e përballjes me çështje jo vetëm kombëtare por edhe atyre që burojnë nga e drejta evropiane.

Duke nënvizuar rëndësinë e përvojës së Zyrës së Auditimit të Republikës Bullgare për Kontrollin e Lartë të Shteti të Shqipërisë, Presidenti Meta vlerësoi marrëveshjen mes këtyre institucioneve dhe shprehu besimin se zbatimi i saj do të përmirësojë performancën e KLSH-së sipas standardeve evropiane, në drejtim të transparencës, kontrollit profesional dhe përgjegjësisë ndaj administrimit të burimeve dhe pronësisë publike.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments