Aktualitet

Makina e blinduar goditi policinë në Elbasan, por ja ç’ bën policia në të njëjtin rast në Çeki. Video

Në rastin e Elbasanit kur një makinë e blinduar përplasi makinën e zv./drejtorit të policisë në këtë qytet iu ‘hap’ porta të kalonte lirshëm dhe policët vetëm sa qëndruan në gatishmëri, por aspak nuk vepruan.
E ndërsa e kundërta ndodh në Çeki. Siç shihet edhe nga pamjet një makinë që ka përplasur atë të policisë është bllokuar nga uniformat blu dhe i janë thyer xhamat për të nxjerrë nga aty personin përgjegjës për përplasjen.
Faqja e shoqërisë civile “#NismaThurje” e cila ka publikuar video shpjegon me një fjali arsyen e mos reagimit të policisë tonë në rastin e Elbasanit:
“Pse? Sepse kur policia sillet ndryshe, njerëzit reagojnë fort ndaj saj dhe politikës. Ne heshtim”, shkruhet në postimin e saj në “Facebook”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?