Taulant Xhaka i rikthehet Kombëtares në ndeshjet me Italinë dhe Spanjë

Sport

 Christian Panucci publikoi listën e lojtarëve që do të grumbullojë për ndeshjet zyrtare eleminatore me Spanjën dhe Italinë, respektivisht më datë 6 dhe 9 tetor.

Për këto dy ndeshje, Panucci ka grumbulluar 26 lojtarë, në një kohë që do të jenë të gatshëm në takimin me Italinë në Shkodër edhe futbollistët e skualifikuar për takimin me Spanjën: Mavraj, Roshi e Kukeli.

Bie në sy rikthimi në listë i Sokol Cikalleshit, Taulant Xhakës dhe Ermir Lenjanit. Spikat edhe thirrja në kombëtare e futbollistit të Breshias, Emanuele Ndoji.


Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?