Kryeministri: Herën e parë ishe më në formë. Salianji: Kujtova se e kishe brenda…

0

Debatet në Kuvend ditën e sotme kanë vijuar deri në orët e vona të pasdites, ku nuk kanë munguar as batutat mes kundërshtarëve.

Teksa fliste në parlament deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, kryeministri Edi Rama ka shkëmbyër batuta me të.

Në momentin që ndodhej në foltore, kreu i qeverisë Rama i fliste nga prapa: “Herën e parë ishe më në formë, sot nuk je ti..”

Ndërsa Salianji ia ka kthyer: “Kujtova se e kishe brenda (pas një momenti pauze ka shtuar)…kufjet”

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author