Basha Ramës/ Shumë shpejt do të rrëzohen këmbët e karriges së pushtetit tënd që janë krimi i organizuar dhe trafiku i drogës. VIDEO

Domethënë ti ia paske çuar me mesazh atë fjalim të mizershëm Fatmir Xhafës. Kush tjetër?!

Jo e vërteta e tmerrshme e shqiptarëve, jo ankthi dhe tmerri i qytetarëve të Elbasanit, Shkodrës, Lezhës, Durrësit, Shijakut, të Vlorës, të Fierit: teksa shohin policinë me uniformë të mpaket e të nderojë makinat e krimit, ku jo rrallë herë janë përfaqësuesit më të lartë politikë të mazhorancës tënde fiktive. Jo, jo, as raportet e Europolit dhe Interpolit që u shpallën sot nga ty armiq në këtë sallë, departamente të Partisë Demokratike. Po Departamenti i Shtetit çfarë është sekretariat i Partisë Demokratike?! Jo!

As 260 mijë shqiptarë që në katër vite të qeverisjes tënde kanë braktisur vendin, 125 mijë kanë kërkuar azil me letra, numri i mjekëve të ka rënë me 1/3-ën. Asnjë nga këto nuk qenka problemi!!!

Problemi është se pse themi të vërtetën, pse e themi këtu dhe pse u kërkojmë miqve të na ndihmojnë, të ndihmojnë Shqipërinë, jo mua, jo PD, por Shqipërinë. Janë të njëjtët miq që ndihmuan këtë vend për tu futur në NATO, kur zotrote çove Griseldën në Bruksel. Kush e çoi? Unë e çova ?! Kush e çoi?! Ti e çove, ti e çove. Për turpin tënd, nuk ke kërkuar një herë falje para shqiptarëve!

Inskenove një skenar të denjë vetëm për filmat horror. Sepse ti nuk mpakeshe as para filmave horror për të ndalur Shqipërinë të arrinte atë objektiv kombëtar, vetëm e vetëm që mos cenonte shanset që ti të vije në pushtet.

Kush e bëri këtë unë apo ti ?! Partia Demokratike apo Partia Socialiste?! Lulzim Basha, Sali Berisha apo Edi Rama?! Kush e çoi Griseldën në Bruksel?! Na tromakse edhe zonjën e nderuar sllovene, Fajonin që kishte dy muaj që se kishte marrë vesh gënjeshtrën tënde! Se nuk e përgënjeshtrove një herë të vetme. Një herë të vetme nuk dole të thoje : më falni o shqiptarë, u verbova nga dëshira për pushtet, nuk është se nuk e dua NATO-n, nuk është se jam bir sovjetikësh. Jo, jo u verbërova nga dëshira për pushtet dhe hartova e gatova me Elvis Rroshin, apo Ervini Rroshin një skenar të tmerrshëm vetëm e vetëm për të ndalur një sukses kombëtar, një aspiratë të çdo shqiptari të djathtë e të majtë nga frika se mos do pakësonte shanset për të ardhur në pushtet.

Po pse vetëm kjo? Po boshtunarët e tu u kthyen në majmunë qesharakë në Parlamentin Europian, rumunët e blerë  me zhaget e korrupsionit, që nuk lenin gënjeshtër pa pështyrë kundër Shqipërisë. Por prapë se prapë vizat nuk i bllokove dot. Nuk i bllokove dot, nuk le gjë pa bërë, por nuk i bllokove dot.

Me këta partnerë që sot i deklaron racistë antishqiptarë, me KristianDemokratët e Angela Merkel, me KristianDemokratët e Sybrand  Bumës, me partitë e djathta që ishin shumicë siç janë edhe sot në parlamentet e Europës, ne hoqëm vizat për shqiptarët. Sepse luftuam krimin! E luftuam me fakte dhe jo me fjalë. Me shifra. Të raportuara e të kontrolluara nga personalitetet e zbatimit të ligjit anembanë Europës. Jo nga mediat e kontrolluara dhe lobistët e paguar.

Erdhën këtu, presidenti i Bundeskriminalambt (Policia kriminale gjermane)  dhe e certifikoi se Shqipëria ka tani prioritet konfiskimin e pasurive, se në fakt ka shkatërruar totalisht infrastrukturën kriminale; 206 në burg, pothuaj zero trafiku i drogës. I atij Lazarati që përmende ti, që Policia kur u fut kur ti ishte kryeministër, tha që gjetëm 100 ton. Se kishte 3 vjet që nuk dilte drogë.

Mirë dakord, ti u fute. Dhe pate mbështetjen time kur u fute në Lazarat. Dy gjëra deklarova: kujdes popullsinë civile, kujdes policët. Më thuaj pak, ku i ke ti bandat e Lazaratit?! Ku i ke trafikantët e mëdhenj të Lazaratit?! Nuk i kape dot se i kishe me vete. Se ndërkohë bëhej plani për ta bërë gjithë Shqipërinë, gjithë Shqipërinë Lazarat! Dhe ti e berë gjithë Shqipërinë Lazarat. Ironikisht, i vetmi vend ku nuk mbillej drogë ishte Lazarati. Kudo tjetër, edhe në Dibër e çove drogën.

Kush e bëri këtë?! Partia Demokratike?! Opozita?! Imperalistët e huaj?! Ti e bëre Edi Rama! Dhe këtu erdhe me gjysëm zëri ditën e parë në Parlament dhe na njohe ne kredon që paskemi bërë luftën tone,  por ti në radhë të parë duhet t’u kërkosh falje shqiptarëve.

A u premtove në Tetor të 2016-s se në Dhjetor të 2016-s do të hapim negociatat. E ke me zë dhe figurë. A e premtove ti?! Sa herë i ke premtuar negociatat???

Nuk hapen negociatat! S’kam fuqi unë ti bllokoj unë negociatat. Jo! Fuqinë për ti bllokuar negociatat e ka vetëm qeveria dhe ti i ke bllokuar. Sepse ti qeveris me krimin dhe më akuzon mua se bëj politikë me krimin, ti qeveris me krimin.

Për çfarë do që të flas unë?!  Për peshkun?! Për zogjtë?! Për farërat?! Kur ti qeveris me krimin, një opozitë e vërtetë, e ndershme ka për detyrë të përballet! Dhe unë këtë po bëj; po përballem, ndërsa ti po fshihesh si struci. Po fshihesh si struci!

Kështu që Atdheut i ke vënë ti damkën e zezë. Prej teje shihemi sot si delja e zezë, jo prej meje dhe as prej Partisë Demokratike. Ne hoqëm vizat, ne futëm Shqipërinë në NATO. E gjete gati procesin e marrjes së statusit. Tu dha dhuratë dhe nuk ke bërë asnjë hap tjetër më në atë drejtim! Dhe nuk do bësh! Mbaje mend. Shënoje.

Jo se ma thotë mua i pari apo i dyti i Bashkimit Europian, dhe jo se ata janë të Partisë Popullore Europiane por se nuk ka dhe nuk mund të ketë Bashkim Europian që të pranojë një vend ku nuk dihet se ku fillon qeveria e ku mbaron krimi. Ku ministri i Brendshëm është në konflik interesi se vëllai i tij është një ndër figurat kryesore të trafikut të kokainës dhe se sot dikton në Vlorë.

Marr me dhjetëra mesazhe. Doni të filloj t’ua publikoj?! Edhe nga policë që tremben nga hija e vëllait tënd, Fatmir Xhafaj. Unë e krijova këtë problem?! Ti ke thënë që nuk mbaj përgjegjësi për vëllain. Ti qofsh! Se je ulur në atë karrige të ministrit të Brendshëm! Po si do ta zgjidhësh këtë problem?! Më thuaj si do ta zgjidhësh këtë problem?! Ti nuk e zgjidh dot sikundër nuk e zgjidh dot ai tjetri aty.

(I drejtohet Taulant Ballës) E di unë se në cilin drejtim flas. E të jesh me fat që nuk të drejtohem ty. Po të të drejtohem ty kam edhe gjëra të tjera, se ke qënë me mision në Elbasan para dy netësh, dhe dihet se kë ke takuar.

Çështja është fare e thjeshtë. Prano sëmundjen e rëndë, “dhuratën” e vetme që i ke bërë këtij vendi, kancerin e krimit të bërë njish me politikën.

Dhe padyshim është detyrë e të gjithëve bashkë të nisim kurën e rëndë për ta shëruar vendin. Por kjo kurë e rëndë nuk mund të kalojë nga gjë tjetër përveçse nga themeli i këtij sistemi të kalbur politik të bërë njësh me krimin, me përfaqësues të krimit këtu në këtë sallë, që ti i di fare mirë, dhe me të cilët rri nga mëngjesi deri në darkë.

Dhe me qindra të tjerë të padukshëm për sytë e qytetarëve nga kjo sallë, por me të cilët qytetarët përballen ditë për ditë, drejtorë hipotekash, kadastrash, drejtorë të përgjithshëm, pushtet lokal, njerëz që ndajnë emërimet, bëjnë tenderat, japin prona, marrin pronat, vrasin e presin.

Çfarë ti kërkosh policisë?! Çfarë ti kërkosh burrave dhe grave në uniformë?! Për të cilët kam nderimet me të mëdha, për ata të ndershmit që kanë shërbyer me mua dhe kam shërbyer si ministër i tyre i Brendshëm, kur e dimë që kur bën gjënë e duhur edhe Europa bën gjënë e duhur për ne.

Po, gjënë e duhur! Që hoqi vizat, luftuam krimin.

Ti e ke krimin karrige, dhe këmbë të karriges tënde dhe ky është problemi. Ti nuk do të ndahesh nga kjo.

Prandaj çadra vazhdon e do të vazhdojë, meqenëse të është bërë obsesion. Po harroje se do të mbetet brenda çadrës. Çadër do të të bëhet gjithë Shqipëria ty shumë shpejt. Pavarësisht se po përpiqesh ta zbrazësh me të njëjtin pasion si Neroni për Romën, për vendin tënd.

Ti që e do kaq shumë Shqipërinë, o patriot i madh, ku i ke 10 për qind të qytetarëve të tu sot?! i ke çuar ti azilantë apo i kemi çuar ne, Partia Demokratike? Apo janë në tregun e punës siç thua zotrote?! Në treg të punës janë bullgarët, janë rumunët, janë polakët. Këta janë anëtarë të Bashkimit Europian.

Tanët ikin nga sytë këmbët, shumica prej tyre në kushte të mjerueshme. Por ti s’i sheh ato se ti udhëton në të tjera forma dhe mënyra. Nuk i sheh kur rrasen si sardele nëpër bagazhe për të kaluar në tokën e premtuar, ikin nga sytë-këmbët nga Shqipëria që ke ndërtuar ti, Shqipëria me krimin.

Kjo nuk është lojë, s’do rrimë të bëjmë lojë këtu. Ti ke ardhur këtu me votat e krimit! Kjo është maxhorancë fiktive! Ky është një parlament ilegjitim!

Ke vetëm një shans: të bësh atë që premtove në 18 majin e famshëm dhe nuk e bëre! Ti rikthesh sendin e vjedhur shqiptarëve përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme!

Prandaj urgjenca është reforma zgjedhore. Jo për pakte e stërpakte që i hodhe në erë sepse bëre krejtësisht të kundërtën e asaj. Por për të kthyer një herë e mirë qeverinë e qytetarëve, që të japin llogari para qytetarëve. Se sa kohë ti të kesh krimin që t’i mbush kutitë me vota, me blerje, me shantazhe, me dhunë, nuk do të ketë qeveri të qytetarëve.

Prandaj bëhu gati, se siç tu rrëzua karrigia sot, shumë shpejt do të rrëzohen këmbët e karriges së pushtetit tënd që janë krimi i organizuar dhe trafiku i drogës. ?

*Fjala e mbajtur sot në Kuvendin e Shqipërisë

 

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments