Nga Ndre Molla/ Fabian Topollaj, je shpejt për të qënë i pakënaqur…!!!

Aktualitet

Menyra ma e mire me i sherbyer te keqes ne PD eshte fryrja e zjarrit te konfliktit. Nuk kam degjuar te sulmohen me ashper se sa Lulzim Basha as kryetaret e partive kundershtare. Kjo sjellje nuk eshte fisnike. Partia Demokratike nuk ringrihet keshtu. Partia Demokratike kerkon mendim me te kualifikuar se sa inatet personale apo hatermbetjet. Aq me pak kane te drejte te leshojne te tilla “kunja shkrepse” ata qe per 20 e ca vjet e shfrytezuan PD-ne pa pyetur per demokratet e thjeshte, apo “kalamaj” te politikes si Fabian Topollaj.

Lulzim Basha eshte Kryetar i Partise Demokratike dhe duhet respektuar si i tille prej demokratve te vertete. Luften le ta vazhdojne, madje te ashper, por brenda strukturave te PD-se, ne faqet e shtypit te saj e ne forumet legjitime. Eshte ma mire per ta me u angazhu neper seksionet ku bejne pjese keta te pakenaqurit, per te takuar bazen me qellim trajtimin e ideve te tyre kunder kryetarit Basha se sa te vazhdojne te lene pa pune kundershtaret tane politik. A e keni pare miq te dashur se kundershtaret nuk po thone asnje fjale per PD-ne. Sepse PD-ja po thote vete me zerin e te pakenaqurve (me te drejte e te padrejte). Nuk eshte fundi i botes se PD-ja mbeti ne opozite edhe per 4 vjet te tjera, se me duket, me sjelljet e disa eksponenteve te caktuar te saj paska pas nevoje dhe po i sherben per proces identifikimi e pastrimi prej atyre qe me punen e tyre e quan ne opozite ne 2013-en. Te pakten respektoni demokratet e vertete qe paten shume pak vemendje ne qeverisjen e PD-se prej jush dhe punuan e vazhdojne te punojne pa kushte. Une kam verejtje ma shume se ju per Lulzim Bashen, per menyren se si e ka drejtuar Partine pa forumet, per mosperfshirjen e te perndjekurve politik ne perzgjedhje, per marrveshjet e deshtuara me kundershtaret politik etj. Por nuk eshte parimore qe te sulmohet per arsye thellesisht personale.

Sigurisht se mund te kene edhe te drejte per moskandidimin e tyre politikane me kontribute te jashtezakonshme si Znj. Jozefina Topalli, perfaqesues te shtreses shtylle kurrizore te PD-se Tomor Alizoti apo kryetari i forumit rinor Belind Kellici. Kurrsesi kjo nuk ju jep te drejte qe te sillen si “pas meje u befte hataja”. Ata qe e konsiderojne Bashen si nje te keqe, jane e keqja vete e PD-se, por edhe ata qe nuk ja thone gabimet jane e keqe jo e vogel. Ata qe kujtojne se duke sulmuar Bashen po kerkojne sherimin e PD-se jane semundja vete e PD-se.

Nuk ka bere vetem Basha marrveshje me kundershtaret politik, ka bere edhe Lideri historik Dr. Berisha me Nanon, Ramen e Meten, pa i pyetur kundershtaret e Bashes, por nuk kane hapur gojen. Kush vjen e kritikon Bashen brenda familjes, me qellim nisjen e nje pune si ne 1990-en per ringritjen nga seksioni ne qender te strukturave te shkaterruara te PD-se jo prej Bashes, (Basha ka gabim se i ka lene pothuajse siq kane qene, jo funksionale) pa patur ne mendje e ne qellim se cfare do behet neser, eshte i mirpritur, i respektuar dhe demokrat i vertete. Ndaj une mendoj se Lulzim Basha ka nevoje per kontakte, mendime kundra, ide organizative, ide qendrimesh politike, por brenda familjes. Ka nevoje ti degjoje, ti perfilli, ti institucionalizoje pretendimet e tyre, sigurisht dhe tu jape pergjigjen dhe zgjidhjen e duhur per interesin ma te larte te partise qe drejton. Kukuvajkat nuk jane lajmetare te mira. Kushdo e din se ne zgjedhjet e fundit, Lulzim Basha kishte perballe Ramen e kartelin e droges nga njera ane dhe eksponente te rendesishem te pakenaqur nga listat e PD-se per deputet nga ana tjeter, shto ketu edhe gabimet e tij. Sigurisht se barra per ti rregulluar mardhenjet me kundershtaret brenda llojit, i takon parasegjithash Lulzim Bashes dhe duhet ta bej me cdo cmim e me fisnikeri.
Analiza qe do behet ne strukturat e PD-se duhet te kete tre qellime:
1-Ringritjen e strukturave,
2-Percaktimin e pergjegjesive politike per ate pjese te humbjes qe ka ardhur nga gabimet e lidershipit te PD-se, si te kryetarit si te kundershtarve te tij dhe
3-Bashkimin e te gjithe faktoreve politike te partise.

Fabianet te nxitojne me ngadale…

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?