DASH, largon nga puna ish-ambasadorin Arvizu

0

Departamenti Amerikan i Shtetit duket se ka vendosur që të lirojë nga detyra Arvizunë, i cili shërbeu në Tiranë dhe dukej qartë anësia e tij ndaj kryemistrit aktual, Rama.

Lajmi për largimin e tij është dhënë nga bashkëshortja e Arvizu, gjatë një postim në Facebook.

Ja çfarë shkruan ajo:

Nesër është dita e fundit e Alexit në shërbimin e jashtëm. Amerika po e lejon Departamentin e Shtetit të shembet dhe ekspertët e tij të avullojnë dhe për të ka ardhur koha të bëjë të tjera gjëra.  Nuk ka as ndonjë Drejtor të Përgjithshëm që t’i shtrëngojë dorën. Flamuri i Alexit do të dërgohet me postë.

Vite më parë, e pashë për herë të parë në shërbimin e jashtëm të Shteteve të Bashkuara në veprim, në ambasadën në Phnom Penh. Më la mbresa. Gjakftohtë, inteligjent, i shkathët – stafi punonte gjatë gjithë ditës e vitit për çështje delikate: prostitucion fëmijësh, trafik droge dhe antikash, korrupsioni i përgjithshëm, siguria e qytetarëve amerikanë në një vend të pastabilizuar.

Dhe Alex ishte më i miri i të mirëve. Ai e dinte që ishte nder i madh të punojë për qytetarët e Shteteve të Bashkuara. Jam shumë krenare për të dhe karrierën e tij.

Në darkat zyrtare në Kamboxhia, Mbreti ekscentrik i këndonte audiencës së tij diplomatike dhe gjithmonë i mbyllte programet e tij të gjata me këngën e vjetër “Sayonara”. Ajo ishte shenja se gjithçka po përfundonte dhe ju mund të largoheshit nga pallati. Sot nuk mund të mendoj për një mënyrë më të mirë “shërbimi të jashtëm”për të përcjellë Alexin.

Image

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author