Aktualitet

Arrestohet/ I dënuar me 10 vjet burg në Itali, kurse në Shqipëri ishte Komisar Policie/ Ja emri

Policia ka arrestuar ditën e sotme komisarin Dritan Xhindoli, 39 vjeç, person i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane dhe i dënuar me 10 vjet burg për vjedhje dhe falsifikim dokumentash.

Arrestimi ka marrë përmasat e një skandali pasi Gjykata e Bolonjës e ka dënuar në 15 shkurt 2013 me 10 vjet burg, por për 4 vjet rrjesht, SHKB-ja e ka mbajtur të fshehtë vendimin dhe ka penguar arrestimin e tij.

Dritan Xhindoli u shpall në kërkim nga Interpoli zyrtarisht në qershor 2017 dhe pas kësaj, Policia e Shteti u detyrua të vepronte duke e arrestuar një javë më parë për ta ekstraduar në Itali.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?