Aktualitet

Meta pret Haradinaj: Bashkëpunim rajonal për stabilitetin e sigurinë

Kryeministri i Kosovës takimin e dytë e zhvilloi me Presidentin Ilir Meta. Presidenti Meta shprehu angazhimin e tij për bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e Kosovës, në interes të rritjes së mëtejshme të njohjeve ndërkombëtare si edhe forcimit të perspektivës evropiane

Meta theksoi rëndësinë e intensifikimit të mëtejshëm të shkëmbimeve ekonomike, tregtare, shkencore, arsimore, turistike, kulturore dhe të gjitha formave të tjera mes dy vendeve tona.

Kreu i shtetit shqiptar përshëndeti gatishmërinë e Kryeministrit Haradinaj dhe qeverisë së re të Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë, si një proces pa alternativë dhe në funksion të paqes dhe stabilitetit të rajonit.

Për Metën bashkëpunimi rajonal është një element kyç në promovimin e stabilitetit, sigurisë dhe paqes në gjithë rajonin, duke theksuar se Procesi i Berlinit është një mundësi e mirë për të rritur bashkëpunimin rajonal dhe përshpejtuar perspektivën tonë të përbashkët evropiane.

Gjithashtu Meta vlerësoi marrëdhëniet e NATO-s me Kosovën, si dhe rëndësinë e ruajtjes së një pranie substanciale të KFOR-it, për garantimin e një mjedisi të sigurt jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë rajonin.

Haradinaj po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri, të cilën e nisi me takimin me Ramën ku u diskutuan çështje me rëndësi dypalëshe.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?