Basha-Haradinaj/ Mbështetje e plotë dhe e gjithanshme e PD për sfidat e Kosovës

Aktualitet

Lulzim Basha priti sot në një takim Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lulzim Basha i uroi suksese Haradinajt në detyrën e re dhe me shumë përgjegjësi në drejtimin e qeverisë së Kosovës. Kryetari i Opozitës e siguroi z.Haradinaj për mbështetjen e plotë e të gjithanshme të Partisë Demokratike në rrugën e integrimit europian dhe euroatlantik të Kosovës, dhe në përballimin e sfidave të tjera, thuhet në një njoftim të zyrës së shtypit pranë PD-së.

Integrimi europian dhe euroatlantik i Kosovës, është në interes të sigurisë dhe stabilitetit jo vetëm të Kosovës, por të mbarë rajonit, citohet Lulzim Basha.

Kryetari i PD, me tej theksoi se Partia Demokratike, ashtu siç ka qenë që në ditët e para të themelimit të saj, një mbështetje e fuqishme dhe konstante e aspiratave të popullit të Kosoves, do të vazhdoje te jete gjithmonë një zë aktiv në familjen e partive simotra të PPE, dhe më gjerë, për të përkrahur me forcë interesat e Kosovës.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?