Rama/ Tërhiqemi nga projekti për mbetjet, por jo se Nishani ka të drejtë

Aktualitet

Në mbledhjen e grupit parlamentar që po zhvillohet, Rama ka lajmëruar se Qeveria do tërheqë ligjin e riciklimit të mbetjeve.

“Sa i përket çështjes së dekreteve ne do mbajmë një qëndrim siç e kemi shprehur në respekt të procedurës së Kuvendit dhe do të tërhiqemi nga projekti si i tillë në këtë fazë, pasi besojmë se jo që ata që e kundërshtojnë kanë të drejtë, jo që presidenti i mëparshëm ka të drejtë, por që është e drejta e të gjithë qytetarëve të jenë të mirëinformuar për këtë projekt, flas për projektin e riciklimit të mbetjeve që s’ka të bëjë me gjithë spekulimet e opinionit publik për axhenda tërësisht politike apo me axhenda pa lidhje me axhendën e modernizimit të vendit”, – tha Rama.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?