Nga Kreshnik Osmani/ Aritmia politike e Evropës dhe sëmundja e Shqiperisë!

Pulsi politik dhe ekonomik i Evropes, Gjermania, ka surprizuar fuqishem. AFD eshte zyrtarisht partia e trete me e madhe ne Gjermani. Partia e ekstremit te djathte qe ka qendrime te ashpra kunder emigracionit, ka mundur te beje surprizen dhe te ngjalle shqetesime te medha ne Evrope. Pavaresisht se votat jane vote proteste kunder mungeses se vemendjes se Merkelit ndaj shqetesimeve per emigrantet, gjermanet (ne terma te pergjithshem) kane preferuar serish kancelaren e forte per t’u perballur me erërat e medha te ndryshimit ne Evrope, veçanerisht pas BREXIT.

Te tilla zhvillime nuk jane shume premtuese per rajonin tone te brishte pasi Evropa do te kujdeset qe te rregulloje punet e shtepise dhe te degjoje me kujdes votuesin e saj refuzues. Kjo do te thote qe perspektiva evropiane e rajonit do te vazhdoje te qendroje edhe per nje kohe te papercaktuar qarte ne statusin “stand by”, ç’ka do te thote se nuk do te kete ndonje oreks te madh te BE-se per zgjerim, dhe per “mysafire” fukarenj nga Ballkani i varfer e i brishte. Tkurrja me e madhe e ndodhur ndonjehere ne CDU-ne demokristiane te Merkelit me minus 8.5 % te votave dhe e Social Demokrateve te SPD-së me minus 5.2% te votave (vota proteste qe kane shkuar per ekstremin e djathte) jane tregues alarmi per sistemin imunitar politik evropian, pavaresisht optimizmit te disave. Ndryshe nga politikanet tane ata i degjojne popujt e tyre dhe jane te kujdesshem qe te reagojne ne raport te drejte me ndjeshmerite.

Ne keto kushte dhe rrethana, vemendja e Evropes ndaj rajonit mund te vije ne tkurrje ç’ka do te thote rritje e autoritarizmit, e shtypjes dhe e mosperfilljes qeveritare ndaj mjerimit qe ka pushtuar çdo qelize te shoqerise shqiptare dhe sigurisht me pak demokraci. Mungesa e vemendjes evropiane ndaj rajonit mund te ndikoje drejtpersedrejti qe trysnia te rritet se brendshmi dhe nje vale tjeter trishtimi dhe deshperimi te shoqeroje shqiptaret e perkthyer kjo me braktisje te Shqiperise dhe emigrim masiv, pjeserisht i mbetur ne tentative. Gjermanet ndeshkuan dy partite e medha me vote. Ndersa shqiptaret refuzuan me abstenim pasi votat e tyre nuk numerohen.

Sot ka ardhur dita te reflektojme dhe te mendojme seriozisht per fatet e vendit. Ka ardhur koha te mendojme dhe te veprojme si çdo qytetar tjeter i Evropes duke marre ne dore fatet tona te bindur se ato fate mund t’i ndertojme ne dhe vetem ne. Askush nuk ka per te na i sjelle ne tabaka prej floriri. Nese jeni vertete evropiane dhe ndjeheni te lire, çlirohuni prej maktheve te se shkuares, zhvishuni prej erresires, thyeni prangat e votes tradicionaliste, shpertheni pozitivisht, mendoni ndryshe, krijoni terrene dhe horizonte te reja politike, ushtroni te plote dhe vertetesisht trysnine politike te sovranit dhe mos bini ne grackat e establishmentit mafioz, qe thote se te gjithe jane njelloj. Nese ndiheni evropiane dhe ju ka mbetur vertete nje grimce revolte e qyteterim mendoni me qetesi, vleresoni me kujdes, perpiquni te kuptoni te ngjyra e dhimbjes natyren tuaj e saj malinje dhe kurre mos besoni se gjithçka malinje nuk ka sherim. Edhe tumoret malinje jane sheruar kur kane ndoshur mrekullite dhe mrekullite ndodhin vetem atehere kur dashuria per jeten dhe driten ta tejkaloje friken prej vdekjes dhe erresires.

Nese ndjeheni vertete evropiane dhe njerez te lire, thyeni prangat e frikes dhe te tradicionales qe ju shtyp e ju skllaveron prej kaq shume vitesh, perndryshe heshtni sepse shtireni dhe vetem slogane e fjale boshe keni. Nese nuk ju dhimbset vetja duhet t’ju dhimbsen femijet tuaj dhe femijet e tyre qe do te vijne nga pas. Nese nuk reagoni per ta shpetuar kete vend prej piktorit arrogant dhe prej kunatit hileqar, ata do te vahzhdojne t’ju shkepin e grisin pafundesisht me marreveshje me qark te shkurter si lakuriqe nate qe duken te veshur bukur ne kurriz te nje populli qe duket i veshur bukur por qe ne te vertete eshte lakuriq. Ose te tregohemi evropiane, nese vertete jemi, ose te heshtim nje here e pergjithmone, sepse nuk meritojme me shume se kaq!

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments