Nga Aulon Kalaja/ Si gjeli majë plehut

Analize

Duket paradoksale se si një Kryeministër i një vëndi të vogël dhe shumë të varfër, mban fjalime të bujshme në OKB. Për ata që nuk e njohin, e blejnë shtrenjtë, sepse te jesh gaztor i botës me batutat ende të shpëlara është dicka interesante. Ka ende dëgjues për qyfyret e tij, kur ke parasysh edhe shtatin e tij të larte, apo stilin e cuditshëm të veshjes. E gjithe kjo krijon ilaritet për audiencën e larte, të cilët mund të mendojnë se sa e emancipuar qënka Shqipëria, ky vend në Europë. Por ata që e njohin në të vërtetë se cfarë përfaqëson Kryeministri ynë, përtej ngjyrave apo pikturave të tij në pavionet e vecanta të “Bienales së Venecias”, përtej shtatlartësisë dhe atleteve, përtej lapsave dhe marionetave “fetare”, përtej botës së spektaklit pra, e di se Shqipëria është e sëmurë dhe po lëngon në një periudhë të vështirë, jo vetëm varfërisë dhe mjerimit, sepse kur thua këto nuk ke thënë asgjë, por për humbjen e shpresës, që kanë bashkëkombasit e Edi Ramës, Kryeministrit të Shqipërisë.

Ata që e njohin mirë vendin tonë, e dinë fare mirë se jo vetëm që jemi kthyer në “parajsën e hashashit”, por nuk kemi asgjë të përbashkët me vlerat që ne krenohemi. Për ata që e dinë se organizatat botërore, europiane, mediat dhe burime të tjera të besueshme raportojnë për një eksod të madh të koheve modern, të shqiptarëve që për fat të mirë nuk po përjetojnë asnjë luftë, që t’a përligjin gjithë këtë zemëratë, gjithë këtë mungesë shprese se do të bëhet mirë, por po ikin nga sytë këmbët, pa patur dhe informacion fillestar për vendin që do bëjnë ndalesen e radhes.

Mjafton që të kenë dëgjuar se atje ku do të mbërrijnë të jetë më mirë se këtu ku kemi qënë deri më tani. Konkurojmë denjësisht me njerëz edhe vende të përcëlluara nga lufta dhe vdekja, sic është rasti i Sirisë, jemi në garë më të dhe herë e kalojmë ne dhe herë ata. E kur ke parasysh këtë realitet dhe nga ana tjetër dëgjon për sukseset imagjinare në ekonomi që bën Kryeministri dhe marionetat e tij, e kupton se jo vetëm dicka nuk shkon, por manipulimi është aq i madh, sa që populli është ezauruar me gënjeshtra, media është blerë, por kanë shkuar më larg, duke sfiduar edhe autoritetet e njohura dhe të konfirmuara ekonomike, Banka Botërore, e cila e përgënjeshtroi deklaratën e Kryeministrit për rritje ekonomike, dje. Imagjinoni sikur të mos bëhej kjo deklaratë përgenjeshtruese, ne do të përjetonim parajsën që në fakt po përjetohet vetëm në zonën e “ish Bllokut”, që nuk ka asnje lidhje me realitetin shqiptar.

E them këtë pasi aty është përqëndruar “elita” politike, ekonomike dhe seksuale e Shqipërisë. Në vëndin tonë të shtrenjtë për fat të keq jetojnë vetëm 3000 njerëz, ndërsa pjesa tjetër janë skllevër. Skllevër të kohëve moderne që rropaten për capën e bukës, që rraskapiten duke gënjyer vetveten me rroga qesharake dhe me cmime të shtrenjta. Edhe ata që nuk janë skllavëruar dhe e ndjejnë veten të “lirë”, janë në proces e sipër që të skllavërohen, Këtu nuk rritet asnjëherë numri i oligarkëve, madje zvogëlohet. Rasti i fundit ishte reduktimi i ministrive në “Kabinetin Rama 2” dhe përqëndrimi i pushtetit ne duart e 13 njerëzve më të besuar të Ramës.

Pra këtu nuk rritet 3000 që jeton dhe kryen aktivitet ne bllok dhe qëndra tregtare rreth e rrotull. Këtu në fakt rritet vetëm numri i skllevërve modernë dhe të pashpresëve. Skllevërit që nuk e durojnë më këtë situatë, ikin dhe kërkojnë azil nëpër vendet perëndimore. Dhe kur ke parasysh gjithë këtë situatë dhe shikon Kryeministrin që kapardiset me fjalimet e tij si gjeli majë plehut, përballë një audience që jo vëtëm nuk e njeh por nuk dënjon as të shikojë se si jeton populli, që përfaqëson ky njeri, situata bëhet edhe me shumë dëshpëruse. Një Kryeministër që e ka përdorur dhe e përdor postin e tij për ekspozita pikturash personale, një ëndërr e paplotësuar e tij nga rinia.

Hap ekspozita në Neë York, Mynih, Venecia, etj dhe askush nga intelektualët nuk guxon t’ia plasë në fytyrë se është i patalentuar në këtë fushë dhe se shqiptarët ia besuan “votën” që ky të qeverisë dhe të mos meret me “zhgarravina”. Këtu po citoj një artikull të një portal kulturor “Artsy.net”, nga ku gazetarja Alexxa Gotthardt dhe kolegu i saj Scott Indrisek, i krahasojnë pikturat e Edi Ramës me eksperimentet mbi librin e shënimeve të një adoleshenti të droguar kolegjesh. Sigurisht që nuk meritonim një Kryeministër megaloman, por një njeri të përkushtuar dhe modest, në raport me vendet e tjera, kur je i përgjegjshëm se cfarë vendi përfaqëson dhe kur vetë je përgjegjës për fatin dhe katandisjne e këtij vendi, për shkak të korrupsionit dhe vjedhjeve galopante.

Do të duhej të jesh i përgjegjshëm dhe modest, sidomos kur je në OKB, nga ku lidërë shtetesh më të fuqishme se ne dhe ata që kanë në dorë fatet e botës, nuk mbajnë fjalime delirante. E nëse kjo sjellje kthehet në ves, sic është rasti i Kryeministrit tonë, at’herë ne nuk jemi asgjë tjetër vecse një vënd me një Kryeministër klloun, gaztor tavolinash dhe objekt tallje, për liderat e botës. Ndoshta kjo nuk përbën problem për Edi Ramën, sepse mund të jetë mësuar me të tilla përqeshje nëpër sallonet mondane të Francës apo ekspozitat e tij të pikturës, përpara se të mandatohej Kryeministir i Shqipërisë.

Sepse Rama nuk e ka problem të përdoret, mjafton të shfaqet në media, sepse e di fort mirë se reklama e keqe, ne thelb reklamë mbetet, sic ishte edhe gjuha e tij e përdorur në mediat prestigjoze kundër kandidatit për Kreun e Shtëpisë Bardhë, Donald Trump. Por kjo gjë s’ka se si të mos jetë problem për ne, qytetarët e Shqipërisë, që kthehemi në objekt tallje, për shkak se Kryeministri vuan nga deliri i madhështisë dhe në këto ngjarje të mëdha nuk shkon si Kryeministër, por ka një axhendë personale, që nuk ka asnjë të përbashkët me aspiratat dhe qëllimet tona.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?