Berisha uron Merkel/ Ditë e madhe për Europën!

0

Sali Berisha ka përshëndetur fitoren e kancelares Angela Merkel dhe qendrës së djathtë në Gjermani

Ja çfarë shkruan Berisha në Fb.

“Ditë e madhe për Europën dhe qendrën e saj të djathtë, –  Angela Merkel zgjidhet për të katërtën herë Kancelare!”

Ish-Kryeministri, duke sjellë në vëmendje se dje në Republikën Federale të Gjermanisë u zhvilluan zgjedhjet parlamentare, të cilat u fituan për të katërtën herë me radhë nga kancelarja Angela Merkel në krye të CDU/CSU, thekson se “kjo është një fitore historike për Gjermaninë, Europën dhe qendrën e djathtë të saj. Me këtë rast, të dashur miq, le t’i urojmë ne kancelares Angela Merkel, miqve tanë të partive simotra CDU/CSU, suksese të mëdha në mandatin e ri!”

CDU/CSU janë mbështetëset më të fuqishme të Partisë Demokratike Shqiptare dhe përkrahëse të aksioneve të saj opozitare, vitet e fundit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author