Aktualitet

Ja dyshimet e forta pse u rrah dhunshëm Elvi Fundo.

Nga Arbër BUSHI

Pazaret për vende pune në doganë gjatë kohës kur Elvi Fundo punonte në Ministrinë e Financave duket se janë shkaku që ai është rrahur për vdekje para disa muajsh. Dy persona të arrestuar si të dyshuar për rrahjen e tij kanë dhënë këtë variant para oficerëve të policisë gjyqësore. Ata kanë pranuar rrahjen duke pranuar se ajo ka qënë e porositur nga një person me inicialet V.A., pasi që Fundo nuk i kishte kthyer një rryshfet prej 50 mijë eurosh që V.A. ja kishte dhënë atij për ta emëruar doganjer në doganën e Kapshticës vite më parë. Edhe pse Fundo nuk e ka rregulluar në punë V.A., ka refuzuar më pas tja kthejë pagesën duke mos ju përgjigjur shpesh herë dhe duke ja shtyrë kthimin.

Pas më shumë se katër vjetësh, V.A. duket se ka humbur durimin nga evitimi që i bënte Fundos dhe ka filluar ta kërcënojë atë për kthimin e parave. Fundo nuk i ka marrë seriozisht këto kërcënime dhe nuk i ka kthyer paratë. Dy javë para rrahjes, Fundo dhe V.A. janë takuar në një lokal në zonën e stacionit të trenit në Tiranë. Biseda mes tyre është acaruar dhe në debat e sipër Fundo është kërcënuar me jetë nga V.A., por ai i është përgjigjur kërcënuesit me fjalët “do më hash këtë timin”.
Pasi ka humbur çdo shpresë dhe kur ka parë që kërcënimet e tij nuk pinë më ujë, V.A. ka pajtuar dy persona për të sulmuar Fundon, por nuk dihet nëse qëllimi ka qënë për ta rrahur si paralajmërim apo vetëm për ta trembur.
Historia ka filluar në vitin 2012 kur Ridvan Bode ishte Ministër i plotfuqishëm i Financave dhe kontrollonte të gjitha emërimet në dogana e tatime. Elvi Fundo, shërbente zyrtarisht si këshilltar i Bodes për mediat, por realisht bënte sekserin e Ridvan Bodes jo vetëm për vendet e punës në dogana dhe tatime por edhe për kontrabandë mallrash.
Natyrisht Fundo përfitonte dhe bënte edhe pazaret e veta pa dijeninë e Bodes. Duket se një nga këto pazare nuk i ka ecur, pasi Bode apo drejtori i doganave ka refuzuar të bëjë emërimin për të cilin Fundo ishte paguar.
Nëse ky rrëfim është i vërtetë, Elvi Fundo do të duhet të përballet me probleme ligjore pasi që prokuroria duhet ta arrestojë atë për mitmarrje dhe korrupsion aktiv. Kjo gjë do të mësohet në ditët e ardhshme.Burime që duan të qëndrojnë anonim pranë Prokurorisë së Tiranës dhe asaj të Përgjithshme flasin për një hetim shumë të specifikuar për çiftin Bode-Fundo në kuadrin e Vetting-ut.Të demtuarit kanë deklaruar bashkpunimin me organet e drejtësisë.

Image result for elvi fundo

Image result for elvi fundo

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?