Klosi mbledh 61 kryetarët e bashkive. Penalizim për çdo biznes
Blendi Klosi ka shpallur operacionin ” Tē pastrojmë Shqipërinë që duam”. Ai ka theksuar se do të ketë penalzimi për çdo biznes që fiton duke gërryer mjedisin, hotelet, marketet, baret.
“Penalizim për çdo biznes që fiton duke gërryer mjedisin, hotelet, marketet, baret, individët që e kanë deri më sot mjedisin si mallin pa zot, pronën e përbashkët dhe përgjegjësinë e askujt. Ajo që ndodhi me ndalimin e vjedhjes së energjise elektrike, do të ndodhë me operacionin e ndalimit të ndotjes. Operacioni në disa faza. Në fazën e parë përveç penaliteteve, aksione pastrimi në akset kryesore rrugore, qëndrat urbane, qëndrat historike ku do të përfshihen disa ministri; e Brendshme, e Mbrojtjes, admnistrata, shkollat, universitetet. Por aleatët tanë më të mëdhenj do të jenë qytetarët” , deklaroi Klosi në takimin me kryetarët e 61 bashkive në vend.