Nga Artur Roshi/ Kodi zgjedhor mban peng zhvillimin e ekonomik të vendit

0

Zhvillimi ekonomik i një vendi nuk mund të ndodhë në qoftë se nuk kemi një liri politike të vërtetë sepse ajo është si rezultante e të gjithë vektorëve të lirisë.Një nga këta vektorë është liria e “tregut të lirë”e cila përcakton në mënyrë determinuese zhvillimin e vendit.Monopolet e biznesit që zotërojnë tregun nuk lejojnë çlirimin e energjive të zhvillimit ekonomik.Këto monopole biznesi janë njëlloj si konturimi i hijes që krijon një projektor i vendosur mbi monopolet e politikës.Kështu kemi zhvillimin ekonomik peng të lirisë politike. Që të të kemi liri politike duhet të kemi votë të lirë të qytetarëve e cila mund të kthehet në një institucion në qoftë se krijon instrumentin e tij,kodin zgjedhor që të përcaktojë qartë elementet e një lirie vote të vërtetë.Lind pyetja.

A mund të mbajmë peng zhvillimin e një vendi të tërë për pushtetin e dy njerëzve që drejtojnë partitë më të mëdha PD dhe PS dhe që kanë në dorë institucionalizimin e votës së lirë? Unë besoj se njerëzit që kanë një interes të sinqertë për mbarëvajtjen publike,janë qenie njerëzore me aftësi më të larta se ta kërkojnë lumturinë thjesht tek kënaqësia e pushtetit.Krenaria është ndjenja më e lartë,më e fismja që mund të ketë njeriu dhe kjo duhet të prevalojë mbi çdo gjë,qoftë edhe kur kalon mbi një dhimbjeje.Kjo ndjenjë duhet të kalojë përtej llogarive të pushtetit në emër të së ardhmes të fëmijve tanë si krijesa jonë më e shtrenjtë.Ka ardhur koha të bëjmë një kod zgjedhor që të jetë pikë infleksioni(pikë shkëputëse) në grafikun e lirisë së votës në këto vite në vendin tonë.

Kodi Zgjedhor nuk ka qenë asnjëherë një ligj i mbështetur mbi parimet e një tregu të lirë politik dhe ti shërbente konkurencës së lirë politike.Kodi zgjedhor ka qenë thjesht një marrëveshje për të ndarë pushtetin midis monopoleve të poltikës në tavolinë.Ai asnjëherë nuk eshtë parë si themeli i lirisë së votës dhe i besimit ,të cilat përcaktojnë nivelin e lirisë së individit dhe lirisë së tregut në një vend demokratik.Liria e individit në garën politike zgjedhore është kusht i nevojshëm që largon politikën nga kriminalizimi i saj sepse prodhon një produkt politik të pa kontrolluar paraprakisht nga Partitë politike.Kjo do të thotë të marrin pjesë në garë zgjedhore më shumë kandidatë dhe tregu politik tu ofrojë shance të barabarta për të qenë fitimtar kush merr një votë më shumë,pavarësisht kujt force politike i përket.Një garë e tillë imponon Partitë politike tu drejtohen njerëzve që kanë reputacion dhe moral publik dhe të largohen nga monopoli mbi tregun për rrjedhojë nga njerëz të inkriminuar. Monopoli i tregut politik në fakt është inkubatori i kriminalizimit të institucioneve te shtetit.

Kemi një këndvështrim të çudishëm:Nuk e shohim garën si përcaktuese të fitores,por vullnetin e Partisë. Na duhet një kod zgjedhor të përhershëm që garanton garën politike si një vlerë dhe monopolin si një antivlerë. Nuk mund të hysh në Europë pa një kod zgjedhor që garanton barazinë e shanseve për çdo forcë politike që konkuron në zgjedhje garanton lirinë e sistemit demokratik,për rrjedhojë institucione të qëndrueshme dhe të besueshme. Partitë e djathta ngrihen dhe zhvillojnë aktivitetin politik mbi dimensionin e LIRISE dhe si të tilla kanë ndjeshmëri për të realizuar lirinë e vërtetë të votës sepse suksesi i tyre nuk funksionon jashte tij.Liria e votës është dekriminalizimi i vërtetë që arrihet me ngadalë dhe në mënyrë natyrale duke ngitur një sistem vlerash konkuruese.

Kodi zgjedhor duhet të ofrojë mundësi të barabarta për çdo subjekt politik apo individ nga shoqeria civile,edhe për arsyen e nxitjes së pluralizmit për shkuar në një demokraci të strukturuar qartë në elementët që kërkon tregu politik. Moda e 25 viteve me një demokraci të kontrolluar fort u provua se nuk na shërben ose më saktë ka deshtuar e cila pikënisjen e saj e ka sërish tek kodi zgjedhor që delegon gara(kandidime) të përcaktuara.Ka ardhur momenti të ndryshojmë referencën e këtij kodi për tu çliruar nga shtangësia që sjellin monopolet.

Në se kodi zgjedhor nuk ka qëllim lirinë e votës si përcaktuese e vetme për zhvillimin e vendit le të organizojmë një short me Ardit Gjebrene tek Klani midis PD dhe PS dhe të mos bejmë zgjedhje dhe të marri fund kjo histori banale e korigjimit të kodit sa herë kemi zgjehdje.Ftoj Partinë Demokratike të tregojë se është e orientuar drejt lirisë dhe jo iluzionit të saj.

Parimi i lirisë dhe emocioni i tij është thelbi i kodit zgjedhor,e mbi këtë ngrejmë një strukturë të thjeshtë të tij,sistemin mazhoritar të kombinuar me atë propocional,financimin në mënyrë propocionale mujor për çdo parti,mënyrën e identifikimit dixhital të votuesit,mënyrën e votimit dhe numurimit elektronik,heqjen e pragjeve elektoralë,kohën e futjes në sistem të votimit të emigrantëve ose mosvotimin e tyre sepse nuk mund të votojnë për jetën tonë kur nuk jetojnë në një komunitet me ne,koha televizive,reklamat,etj.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author