A do ta dekretojë Presidenti Meta, ligjin e plehrave?

0

Kuvendi i Shqipërisë ka publikuar axhendën për periudhën nga 18 shtatori deri më 13 tetor të këtij viti. Mes shumë projektligjeve që janë futur për diskutim është edhe dekreti i kthyer nga Nishani për ‘Menaxhimin e integruar të mbetjeve’.

Ishte LSI e cila e bllokoi gjatë legjislaturës se kaluar, por tani LSI nuk e ndalon dot pasi Edi Rama i ka numrat vetë për ta miratuar. Shpresa duket se do jetë Presidenti Meta që mund ta kthejë ligjin nëse PS e kalon në Kuvend pa konsensus të PD dhe LSI.

Kështu në muajt e parë të legjislaturës së re qeveria do të ripropozojë ligjin e ndryshuar për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Pavarësisht nga garancitë e dhëna nga Rama, që është përfshirë direkt, opozita dhe një pjesë e Shoqërisë Civile e kanë kundërshtuar fort. Presidenti Nishani e ktheu ligjin për në parlament. Në parlament nuk kaloi përsëdyti se nuk e lejoi LSI. Por pas kthimit të dekretit nga Bujar Nishani, tani qeveria “Rama 2” e ka ripropozuar duke filluar procedurat për ta kaluar në Kuvend. Insistimi i Edi Ramës mbetet epokal në lidhje me këtë ligj.

Do ketë debat të madh në këtë rast dhe pritet që LSI-PD të mobilizojnë protestat civile që ky projektligj të mos miratohet në parlament, pasi sipas tyre do jetë një vdekje e vendit me futjen e plehrave. Ka dyshime se mundet që mafia e plehrave nga Italia të fusë mbetje radioaktive. Janë dhjetra miliardë dollarë në lojë në këtë rast. Ndaj para kaq shumë miliardë, e jo milionë, ka tundime nga politika për ta kaluar ligjin.

Akoma nuk dihet reagimi nga BE në lidhje me këtë projektligj, i cili gjasat janë se do kthehet në ligj. Por një pyetje lind nga publiku: A do ta dekretojë Presidenti Meta ligjin e PS për mbetjet? A do jetë përplasja e parë e Presidentit me kryeministrin Rama dhe PS?

 

1

2

3

4

5

6

7

8

Në faksimile, programi i punës së Kuvendit për projektligjet

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of