Pronari i hotelit qëllon me armë policinë në Sarandë. Ja emri tij

0

Bëhet fjalë për Timoleon Babi, banues në Sarandë, i cili pranë hotelit në pronësi të tij në lagjen ”Nr.1”  kishte pushtuar një sipërfaqe të konsiderueshme toke, në mënyrë të paligjshme.

Për të verifikuar rastin, kishte shkuar policia bashkiake, por ka hasur në kundërshti të fortë nga biznesmeni. Për këtë arsye, policia ka kërkuar ndihmën e Policisë së Shtetit.

Kur efektivët e Komisariatit të Policisë Sarandë janë afruar për të verifikuar telefonatën dhe për të  marrë kontakt me50-vjeçarin, ai është larguar duke qëlluar me armë zjarri.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij, ndërsa pas kontrollit personal, i është gjendur një sasi lëndë narkotike Cannabis Sativa, me peshë 13 gramë.

Lidhur me këtë ngjarje, blutë e Vlorës bëjnë me dije se materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë për veprat penale ”Pushtimi i tokës”, ”Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, ”Prishja e qetësisë publike”, ”Prodhimi  dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”,  ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author