Basha: Lideri global të rrisë buxhetin e FA, jo të shpenzojë në fasada godinash

Aktualitet

Lulzim Basha, ‘këshillon’ Ramën që para se t’u japë mend vendeve themeluese të NATO-s apo gjeneralëve, duhet të plotësojë detyrimet që ka Shqipëria. Ai e akuzon kryeministrin se e ka zbritur buxhetin për mbrojtjen kombëtare në kuotën më të ulët historike në 27 vjet, 0.75 për qind, si asnjë vend tjetër anëtar i NATO-s. Gjithashtu Basha shprehet Rama ka shpenzuar qindar million lkë në fasada godinash për rehatinë ministrave të tij, por nuk garanton buzhet për Forcat e Armatosura.

JA DEKLARATA E BASHËS:
Përpara se t’u japë mend vendeve anëtare dhe themeluese të NATO-s, apo gjeneralëve me përvojë dhe me shumë yje, se ç‘duhet të bëjë kjo organizatë me rajonin tonë, e në të ardhmen e saj, Edi Rama bën mirë të plotësojë detyrimet që ka Shqipëria.

Përmbushja e detyrimeve, nuk është taksë, por kontribut për sigurinë e Shqipërisë dhe të rajonit. Edi Rama e ka zbritur buxhetin për mbrojtjen kombëtare në kuotën më të ulët historike në 27 vjet, 0.75 për qind, si asnjë vend tjetër anëtar i NATO-s.

Në vend që të garantojë buxhet për forcat e armatosura, për trajnimin e tyre, për rritjen e kapaciteteve dhe aftësisë vepruese, Edi Rama ka dërguar qindra milionë për fasada godinash, për rehatinë dhe luksin personal të zyrës së ministres, si dhe qindra milionë lekë të tjera janë tretur rrugës nëpër tendera skandalozë siç ka zbuluar Kontrolli i Lartë i Shtetit. Është jo vetëm qesharake, por edhe e rrezikshme të sillesh si lider global kur nuk bën detyrat e shtëpisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *