Rama shemb shtëpinë e antikomunistit të Kelmendit, Prek Cali në Vermosh. Foto

0

Me një vendim arbitrar, eskavatorët e IKMT-së kanë shkuar sot në Vermosh dhe kanë shembur shtëpinë e Prek Calit, udhëheqësit të kryengritjes antikomuniste të Kelmendit të vitit 1945.

Siç duket trashëgimtarët e diktaturës që tani janë në pushtet, ende nuk e harrojë atë kryengritje dhe sot kanë vendosur që të bëjnë edhe veprime të tjera. Ata jo vetëm që nuk kanë lënë rikonstruktimin e banesës së Prek Calit, por kanë vendosur ta rrafshojnë.

Reagimet e banorëve kanë qenë të shumta, por ndërhyrja e policisë ka bërë që eskavatori i IKMT-së të bëjë shembjen.

Banorët kanë thënë se veprimi i bërë sot i ka vrarë ata për së dyti, pas masakrës që bënë komunistët në 1945.

“Sot na vranë për së dyti”, janë shprehur ata për gazetarët. Shtëpia e Prek Calit ishte duke u rikonstruktuar si simbol i rezistencës antikomuniste, por sot e rrëzuan në tokë, pasardhësit e komunistëve.

Paratë për rikontruksionin e kësaj banese të njohur dhe një monumenti historik ishin mbledhur nga diaspora në SHBA dhe ishin sjellë që shtëpia të rikthehej në gjendje e saj normale.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author