Basha deputetëve: Nuk do të ketë më asnjë ditë pushim, opozitë të ashpër

Burime brënda PD bëjnë të ditur se Basha iu ka kërkuar deputetëve të punojnë me kohë të plotë, duke thënë se s’ka më angazhime të pjesshme.

Më tej, kreu demokrat mësohet se ka kërkuar të caktohen datat dhe kalendarët për mbledhjen dhe përgatitjen e të gjithë deputetëve për ligjet dhe oponencën në Parlament dhe në publik, si dhe ditët e takimeve me qytetarët në zonat elektorale.

“Deputetët do funksionojnë ndryshe. Puna e deputetëve është full-time, jo me kohë të pjesshme.

Disiplinim i punës, për të arritur efiçencën dhe opozitarizmin. Nuk mund të lejohen më angazhime të pjesshme me disa orë. Deputetët do të angazhohen çdo ditë me kohë të plotë si ligjvënës dhe në shërbim të qytetarëve.

Caktohen ditët e kalendarët për mbledhjen dhe përgatitjen e deputetëve për ligjet dhe oponencën në Parlament dhe në publik, si dhe ditët e takimit me qytetarët në zonat elektorale. Të gjithë deputetët aktivë, asnjë i mënjanuar”, mësohet t’iu ketë thënë Basha deputetëve demokratë.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments